Posts

Showing posts from July, 2019

Kush tha që hallva qenka ëmbëlsirë turke?

Image
Hallvë e thjeshtë G atimet me miell janë pjesë themelore e kuzhinës shqiptare, kuzhinë kjo tipike barbare, me thjeshtësi të madhe dhe lidhje të ngushtë me produkte sa më afër natyrës e pa përpunim të detajuar të llojit “ gourmet ”. Ndër këto gatime, e ndoshta edhe guri i themelit të kuzhinës sonë, është buka, aq sa edhe vetë vaktit apo të ngrënit i jepet emri i saj, pa interes madhor për çfarë tjetër është shtruar në sofër. Mbrujtja e miellit, ardhja, pjekja e në fund thyerja dhe konsumimi i bukës, përbëjnë një proces që, në vetvete, duket se pasqyron ciklin e jetës: vullnetin e dikujt së jashtmi që vendos dhe kryen krijimin e njeriut (për ca Perëndia, për ca natyra), akti i krijimit të tij, lindja, rritja, pjekuria dhe ngjarjet e jetës të lidhura me këtë, dhe vdekja e pashmangshme. Ngjashmëria e fjalës “bukë” me foljen më moderne “bekoj” është gjithashtu e dukshme, dhe mendohet se e dyta mund të ketë evoluar prej së parës, në kuptimin e ceremonive pagane e më pas kishtare ku