Posts

Showing posts with the label Cross vignettes

Tribut për brinjët e lumtura

Image
"Krijimi i Evës" - Raphael Coxie (1540 – 1616) Kohët e fundit kam qenë duke ndjekur përmes internetit një program interesant që titullohet “ Botched ”. Bëhet fjalë për një program prej shtatë a tetë sezonesh me fokus operacionet plastike të shkuara shumë keq (fjala “botched” në anglisht do të thotë pikërisht një pacient i operacionit plastik që është shpërfytyruar në ndonjë farë mënyre nga një kirurg plastik që ka punuar shumë keq).  Një ndër operacionet më të shpeshta të kirurgjisë plastike është operacioni i hundës, në konkurrencë me atë të gjoksit. Gjithashtu, operacioni i hundës është më i lehti për t’u katranosur prej kirurgëve, duke qenë se hunda është pjesa më e vështirë e trupit për ndërhyrje estetike. Struktura e saj është shumë e ndërlikuar, çka vështirësohet edhe më shumë nga moria e detajeve të ngjeshura në një organ aq të vogël, që për më tepër është ndoshta pjesa e fytyrës që bie në sy në mënyrë më të drejtpërdrejtë e më të menjëhershme se çdo pjesë tjetër. Aspa...

Meditim baritor nga një shëtitje në pyll / A pastoral-themed reflection from a trip in a forest

Image
Pemë e mbuluar me dredhka. / Tree covered in ivy. Pema në fotografinë e mësipërme ngjan aq e shëndetshme; është e gjelbër dhe e bukur për syrin, aq sa gjithë ato gjethe mund të ngjajnë si të sajat, gabimisht. Por nuk janë të sajat; ç’është më e keqja, ato gjethe as që duhet të jenë aty. Nëse nuk i kontrollon kush, ato do ta mbulojnë pemën sa hap e mbyll sytë dhe trupi i saj do të shërbejë si shtëpi për ti. Ato do t’ia zënë diellin e kështu do t’ia ndërpresin jetën. Pema në fotografinë e mëposhtme duket e shëmtuar, e vuajtur madje. Por në të vërtet nuk është e tillë. Pranë rrënjëve të saj, shihet një prerje e vogël e mprehtë. Ajo është pika ku dredhka vdiq. Pema tashmë është e lirë, dhe dredhka do të vyshket në kohë. Pema do të gëzojë hirin e shenjave të dukshme në trupin e vet, shenja që do t’i kujtojnë se si dikur ishte në zinxhirë dhe se si Dikush e çliroi. Pema nuk mund të çlirohet vetë nga dredhka; zakonisht, as skllavërimin prej saj nuk ia parandalon dot vetes...

Kishë e Zotit dhe e kombit / A church of God and nation

Image
Atë Gjon Shllaku, 27 korrik 1907 - 4 mars 1946 / Father Gjon Shllaku, July 27th, 1907 - March 4th, 1946 “Lamtumirë m’i thoni shokve françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rroftë Krishti Mbret dhe Rroftë Shqipnija!” Ishin këto fjalët e fundit që tha At Gjon Shllaku para se ta pushkatonte regjimi komunist më 4 mars 1946. Ishte i saposhfaqur kanceri komunist asokohe dhe po bënte përpjekjet e vrullshme për t’u mirëvendosur në trupin e Shqipërisë. Përpjekja e parë dhe më urgjentja ishte shfarosja e kle rit inteligjent e të përshpirtshëm, që nuk e ndante dashurinë për Krishtin dhe dashurinë për vendin e kombin. At Gjon Shllaku ishte lloji i klerikut që i kërkonte Zotit në kishë hir e favor për kombin e tij, por edhe vepronte në praktikë për të mirën e tij. Arsimi i tij kërkon faqe të tëra për t’u paraqitur, por do të përmendja këtu themelimin prej tij të Partisë Demokristiane si qëndresë ndaj fashizmit dhe komunizmit njëlloj. At Gjon Shllaku ishte ndër të ekzek...

A cross and crescent story

Image
The Polish King John III Sobieski sending message of victory to the Pope after the Battle of Vienna, painting of Jan Matejko, 1880 The West eats the crescent for breakfast! It was the year 1683, and the ottoman forces had surrounded Vienna, with plans of invading the city in a surprise attack. They thought digging tunnels and taking advantage of the night would provide them the surprise factor, ruining the Austrian army before they knew what hit them. (Long gone were the days when Scanderbeg, Hunyadi and Vlad the Impaler told Turks "You shall not pass!") However, they did not account for the factor of Vi ennese bakers being awake due to the nature of their job. Their businesses having basement storerooms, the bakers heard the ottoman noises and alerted the Austrian army. Needless to say, the Turks did not pass!   The bakers then baked crescent-shaped pastries, as per the Turkish flag and the symbol of Islam, and all the city ate them to celebrate the victory...