Eja të pagëzohemi në Shtog si Akili!
"Teti zhyt Akilin në Lumin Shtog" - Antoine Borel (1743-1810) Nga mitologjia (historia e koduar) iliro-pellazge, dimë se Teti e pagëzoi Akilin në lumin që lidhte botën e të gjallëve me botën e të vdekurve, Hadesin. Ai lum quhet Styx, sipas versionit helen, por unë kam bindjen se emri i tij është Shtog. Lumi Styx e merrte këtë emër prej nimfës oqeanide shumë të fuqishme me të njëjtin emër, e cila u përvijua me Zeusin dhe e përkrahu atë gjatë luftës së tij kundër titanëve dhe kundër rendit mizor të uzurpatorit Saturn (prej të cilit marrim emrin “e shtunë”, duke na dhënë kështu edhe një të dhënë madhore se cilat grupe përfaqëson Saturni). Për shkak të ndihmës së saj të madhe, Zeusi e nderoi Styx-in duke urdhëruar që gjithë betë dhe zotimet e hyjnive të Olimpit duhej të bëheshin në emër të saj që të quheshin bindëse dhe lidhëse. Pse mendoj se Styx është versioni helen i emrit të vërtetë të saj, pra Shtog? Një shpjegim kyç e kemi edhë në mitologjinë kelte dhe anglo-s...