Gëzuar Shën Nikollën! Mos harro Odinin!

Shën Nikolla (Babadimri ose "Father Christmas") dhe kryeati Odin. Sot është dita e Shën Nikollës, shenjtit thuajse mitik aq të dashur e të festuar në historinë e krishterë, sidomos për shpirtin e butë e falës, simbolizuar në dhuratat fëmijëve a njerëzve të dashur e të mirë. Shën Nikolla mendohet të ketë ekzistuar vërtet, edhe pse rrëfimet për të janë të ndryshme, ku parësori e sjell origjinën dhe personin e tij të lidhur me kishat e hershme në zonën e Azisë së Vogël (Turqia e sotme). Mendohet se, në bujarinë e shpirtit të tij, shenjti kishte zakonin e ndarjes së pasurive të tij me të varfrit dhe nevojtarët. Këtë e bënte sipas parimit biblik të mosbërjes spektakël me bujarinë, derisa e zunë “në flagrancë”. Në figurën më poshtë, jepet një ilustrim i një historie rreth Shën Nikollës, sipas së cilës ai arriti të shpëtonte nga një jetë në mjerimin e varfërisë dhe pasojave të saj tri vajza nga një familje e krishterë e devotshme, duke siguruar fshehurazi për to nga një qes...