Fustane e fërfërima / Ruffles and rustles
Zojsi dhe Era / Zeus and Hera Për çdo Shën Valentinin, t’u dridhtë fustani e këmisha për burrin tënd! (Pjesa e mëposhtme është shkruar fillimisht më 14 shkurt 2019.) Ne nuk jetojmë më në kopshtin e Edenit, por Zoti gjithsesi është kujdesur që toka dhe marrëdhëniet njerëzore të kenë rregull edhe pas rënies së madhe. Gruas Zoti i tha: “Dëshirat e tua do të drejtohen ndaj burrit tënd dhe ai do të sundojë mbi ty.” Burrit i tha: “Do të hash bukën me djersën e ballit, derisa të rikthehesh në dhé.” Gjinitë ishin bashkë në fillim të kohërave dhe bashkë e hodhën poshtë përsosmërinë. Bashkë janë edhe sot teksa hedhin (kanë hedhur) poshtë ndërhyrjen e Perëndisë për të pasur rregull e paqe mendjeje e shpirti. Gratë luftojnë për kuota gjinore, sepse e mendojnë dënimin e burrit më të lehtë se të tyrin. E ndërkohë vite të çmuara rinie humbasin, mundësia për familje rrënohet, dhe numri i maceve a kafshëve të tjera shtohet. Harrojmë ndërkohë se jemi duke u sunduar shumë...