Posts

Showing posts with the label The Europa Chronicles

Buzmi, festa autoktone evropiane dhe totemi i dhisë mes shqiptarëve

Image
"Ushqimi i Zeusit" - Nicolas Poussin, 1635-1637 Gëzuar Buzmin Bujar, miq! Kjo është festa që e dallon Shqipërinë dhe Evropën në mes gjithë botës, edhe pse mjerisht kaq e harruar.   Buzmi është edhe shpjeguesi pse totemi i dhisë është totemi i dytë kyç i Shqipërisë dhe gjithë Evropës, pas Shqiponjës. Gjarpri është i treti, pas dhisë në rëndësi. Shpjegimi gjendet më poshtë.   Buzmi shënon ditën më të shkurtër të vitit, kur dielli dhe dita kanë më pak orë se në çdo ditë tjetër të vitit. Vetë fjala të kujton fjalën angleze “bossom”, që do të thotë “kraharor”, por ka shpeshherë kuptimin thellësia e diçkaje, kulmi i errësirës. Gjatë kësaj dite, dielli, në njëfarë mënyrë, shkon në kraharor (bossom) të errësirës dhe duket sikur errësira fiton. Festa në vetvete shënon luftën e dritës kundër errësirës, çka është temë madhore evropiane, shënjuar dukshëm prej klimës së kallkantë të kontinentit të vjetër. Në latinisht, mes romakëve të lashtë, festa njihej me emrin “Sol Invictus” –...

Feralia, dita e nderimit të paraardhësve të ndjerë

Image
Në Romën e lashtë, data 21 shkurt shënonte një ritual që quhej Feralia. Kjo ishte ditë kushtuar nderimit të paraardhësve dhe kujtimit të tyre, duke mbajtur kështu gjallë rrethin dhe vijimësinë e pandërprerë të jetës nga një brez në tjetrin. Para kësaj dite, ishte edhe festivali nëntëditor i Parentalias, i cili, nga vetë emri, ishte në përkushtim të të parëve që kishin ndërruar jetë. Në ditën e Feralias, romakët çonin oferta në varrezat e njerëzve të tyre të dashur. Në këto, k ryesoret ishin një kurorë (lulesh, degësh a kallëzash), një grusht grurë, pak kripë, bukë të ngjyer në verë dhe manushaqe. Pa hyrë në shumë detaje për simbolikën e secilës ofertë, është e qartë se të gjitha janë prodhime toke që të kujtojnë bollëkun që merret prej të njëjtës tokë ku edhe të parët janë varrosur. (Jo më kot, Hadesi në lashtësi ishte edhe hyji i botës së përtejme, edhe i bollëkut.) Mendohet nga historianët se kjo festë e ka zanafillën nga heroi trojan/ilir Enea, që emigroi në Itali pas djeg...

Tradita kombëtare si ungjilltari i parë për Krishtlindjen.

Image
Dielli lind në dimër, sado i brishtë të na duket. Gëzuar ardhjen e dimrit! Sot, në solsticin dimëror, drita e diellit tërhiqet në ditën e saj më të shkurtër dhe i lë vendin errësirës dimërore. Do të rilindë sërish me ardhjen e solsticit pranveror, ku dita nis të bëhet gjithnjë e më e gjatë se nata, duke vijuar fitoren e dritës pikërisht sot në solstic të dimrit: sot është vërtet dita me më pak dritë dielli, por që sot e më tej dita vjen vetëm duke u zgjatur. Dimri i rëndë e bën verën të mirë, thuhej në një libër dikur. Ky është sezon tejet i rëndësishëm i historisë sonë të përbashkët kombëtare dhe gjithë psikikës e shpirtit evropian më në gjerësi. Jemi popuj të vjetër, me bollëk traditash. Traditat tona në tokën e dimrit dhe dashurueses së diellit dhe ardhja e Shpëtimtarit tonë si foshnjë 2000 vjet më parë gjejnë një bashkim të mrekullueshëm në këtë kontinentin tonë të kallkantë. Kurrkund në botë nuk u gjetën më së miri këto dy shtylla bazë të identitetit të njeriut...

Kura indoevropiane ndaj kancerit të gjirit

Image
"Portret i murgeshës në lutje"  nga A. Drechsler 1887. Nuk ka asgjë të re nën diell. Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë. Kanceri i gjirit (si çdo kancer tjetër) nuk është sëmundje e kohëve tona ekskluzivisht. Në Mesjetë, kjo sëmundje njihej me emrin "sëmundja e murgeshave", duke qenë se prekte kryesisht murgeshat.  Shpjegimi për këtë është se femrat që nuk janë bërë kurrë nëna përgjithësisht janë më të rrezikuara prej kësaj sëmundjeje. Mjekët e lidhin këtë rrezik me praninë e hormoneve që ndikojnë në shtimin e mundësisë së sëmundjes te gratë që nuk kanë lindur kurrë fëmijë. Në vetvete, sëmundja është pasojë e të shkuarit kundër rendit natyror, ku trupi i femrës duhet të prodhojë jetë sa më shumë, si diçka që Vetë Perëndia në fakt e përmend që herët si gjetje hiri për gruan pas Rënies në Eden. Trupi është vazhdimisht në përgatitje për riprodhim (cikli menstrual) dhe, kur kjo gjë mohohet për arsye të ndryshme (zgjedhja për të abstenuar nga marrëdhëni...

Gëzuar Shën Nikollën! Mos harro Odinin!

Image
Shën Nikolla (Babadimri ose "Father Christmas") dhe kryeati Odin. Sot është dita e Shën Nikollës, shenjtit thuajse mitik aq të dashur e të festuar në historinë e krishterë, sidomos për shpirtin e butë e falës, simbolizuar në dhuratat fëmijëve a njerëzve të dashur e të mirë. Shën Nikolla mendohet të ketë ekzistuar vërtet, edhe pse rrëfimet për të janë të ndryshme, ku parësori e sjell origjinën dhe personin e tij të lidhur me kishat e hershme në zonën e Azisë së Vogël (Turqia e sotme). Mendohet se, në bujarinë e shpirtit të tij, shenjti kishte zakonin e ndarjes së pasurive të tij me të varfrit dhe nevojtarët. Këtë e bënte sipas parimit biblik të mosbërjes spektakël me bujarinë, derisa e zunë “në flagrancë”. Në figurën më poshtë, jepet një ilustrim i një historie rreth Shën Nikollës, sipas së cilës ai arriti të shpëtonte nga një jetë në mjerimin e varfërisë dhe pasojave të saj tri vajza nga një familje e krishterë e devotshme, duke siguruar fshehurazi për to nga një qes...

Llazorja, Dita e Verës dhe Halloween-i. Ca mendime shtesë.

Image
Mos e hidh aq shpejt në plehra Hallouinin... pa e ditur për çfarë është vërtet. Ky shpjegim që do të ofroj me siguri mund të hasë në kundërshtim prej shumë bashkë-të krishterëve, në mënyrë pothuajse të kuptueshme. Hallouini i sotëm është veçse një festë e cekët tregtare, dhe kisha (protestante) e ka bërë punën e saj të mirë për mbjelljen e përçmimit ndaj gjërave pa vlerë. Vërtet, Hallouini, siç festohet sot nëpër botë, është i zhveshur nga çdo kuptim përtej degjenerimit dhe veshjes me nuanca që nuk kanë qenë qëllimi parësor i festës. Kjo është një festë e stërlashtë, e festuar në një mënyrë a një tjetër nga paraardhësit e gjithë Evropës (e më gjerë). Ne sot e festojmë realisht, edhe pse me kuptim tejet të hijezuar, në Ditën e Verës. Por shpjegimin e kësaj do ta lë për paragrafët e mëposhtëm. Historia e Hallouinit, apo festivaleve dhe ritualeve ku kjo ditë bazohet, shkojnë tepër pas në kohë për t’u përmendur këtu të gjitha, por unë do të jap një përmbledhje shumë të ngj...

Si i bëhet për Halloween-in?

Image
Ky këtu nuk është Halloween-i i vërtetë. Shihini më vëmendje këto foto të një varri ilir në shkëmb në fshatin Shtikë të Kolonjës. (Marrë nga faqja Albanian Archaeology në Facebook). Në shkëmbinj si ky, i pari i fisit varrosej me thesare ndër fiset evropiane ku hyjnë edhe ilirët. Më 30-31 tetor, që shihej edhe si hyrja për në errësirën e dimrit, fëmija shtatë vjeçar evropian shkonte dhe gërmonte në kësi varresh të të parëve të vet dhe merrte prej atje një armë apo një tjetër mjet të vyer. Duke kaluar këtë frikë (frika nga varrezat) dhe ritual, fëmija (djalë) i vërtetonte botës se e kishte fituar vendin e tij në fillin mes të shkuarës dhe të ardhmes, pra mes të parëve dhe mes pasardhësve. Prej traditave sociale si këto kemi edhe “mitin” e shpatës në shkëmb të mbretit Artur. Jo kushdo mund ta merrte shpatën nga shkëmbi, por veç ai që ishte i njëjti gjak, fis a racë e të parit që ishte i varrosur në atë shkëmb. Kur shkonte në këto varreza shkëmb (më parë...