Posts

Showing posts with the label What sayeth thou?

Një qerre karrierë / A chariot of a career

Image
Pamë dritën! / We saw the light! Fjala “ karrierë ”, origjina dhe domethënia e saj. Fjala “ karrierë ” e ka origjinën nga fjala latine “carrus”, që do të thotë një karrocë me rrota që, në kohën e qytetërimit romak, përdorej kryesisht për gara si ato që shohim te filmi “ Ben-Hur ” a të tjerë. (Vetë fjala “ carrus ” me shumë gjasa vjen nga fjala shqipe “ qerre ”.) Mund të thuhet, pra, se ideja origjinale për konceptin e karrierës është ajo e një gare marramendëse, ku shumëkush mbetet i lënduar apo i vrarë, teksa karroca e tij me rrota rrëzohet pashmangshmërisht përpara furisë së fitimtarit... apo para mungesës së skrupujve nga ana e këtij të fundit, apo mungesës së energjisë nga humbësi, si të jetë rasti. Ky është shpjegimi pothuajse romantik. Të paktë janë ata që mendojnë edhe për faktin se “ carrus ” romak nënkuptonte edhe se ky mjet është, në fund të fundit, mbartës barre. Kafsha e barrës këtu është sigurisht kali që tërheq karrocën, por njeriu që e drejton rrezikon...