Posts

Showing posts with the label PIE (Pelasgo-Illyrian-Epirote) grandeur

Jambeja, Dhemetra dhe Bauboja: tradita e humorit në mes të zisë

Image
"Dhemetra vajton për Persefonën", nga Evelyn de Morgan, 1906 Dhemetra ishte perëndesha e tokës dhe, për pasojë, e jetës në përshpirtjen e lashtë pellazgo-ilire, që sot quhet “mitologjia greke”. Emri i saj është më shumë titull se emër, edhe pse, në trajtën e sotme, është përshtatur me fonetikën dhe diksionin grek. “Dhemotra” duhet të ketë qenë emri dhe titulli i saj i natyrshëm: “motra e dheut”, si një pararendëse e figurës së “Të bukurës së dheut” në përrallat e mëvonshme shqiptare, të shndërruara më shumë në gjëegjëza për t’iu fshehur së pari krishterimit e pastaj islamit. “Motër”, sepse kjo është fjala ilire (nordike/gjermanike) për “nënë”. Fjala e sotme “nënë” është përshtatje e perëndeshës sumere (pellazge) Inana, kryezonja e përshpirtjes matriarkale sumere. Duke qenë se roli i Inanës sumere/pellazge mbi sferën qiellore ishte më i lartë se i Dhemetrës ilire, emri i matriarkes së shtëpisë u bë “nëna” (“nana”, në gegnisht), ndërsa emri “motër” iu dha asaj që lindte...

Zagari ham, e çiftja bam, e gjuha jonë me nam

Image
Skenë gjuetie në lashtësinë pellazgo-ilire Në pellazgjishten e lashtë (që sot, të përshtatur, e quajnë “greqishte” e lashtë), fjala “zagreus” i referohej gjahtari që i zinte kafshët të gjalla pa i vrarë. Në pellazgjishten e brigjeve të Jonit, fjala “zagre” do të thoshte “gropë për të zënë kafshë të gjalla”. Zagreusi është, më tej, një prej zotave më të hershëm të mitologjisë pellazge, i bashkëngjitur herë Gjeas, perëndeshës së lashtë të tokës, e herë Hadesit, perëndisë së botës së përtejme. Pra, Zagreusi ishte si në kryqëzim të dy botëve: asaj të të gjallëve dhe asaj të të vdekurve. Një mendim tjetër është se, ashtu si Gjea ishte pararendëse e Dhemetrës, ashtu edhe Zagreusi ishte pararendës i Hadesit. Të vjen të mendosh në shqip se emri Zagreus – përtej prapashtesës së qartë alla-greke “-us” – ngjan shumë me fjalët “zë në grep”, edhe këto të fundit të përshtatura në shqipen e sotme. Dikur, të parët mund të kenë thënë në shqipe më të pastër “za n’grep” ose “za n’gr...