Beteja e Dytë e Kosovës më 1448, ajo për të cilën Serbia hesht
Prezantim arti otoman i një ushtari të turqve që rrëzon me lak dhe mposht një kalorës hungarez nga Beteja e Kosovës, 1448. Vihen re tiparet mongoloide të turkut të hershëm para përzierjes me evropianët. Serbia me të drejtë ka lidhje të pashqitshme shpirtërore me Kosovën. Sot është dita kur Serbia heroike ia shiti Ballkanin Turqisë në Betejën e Dytë të Fushë-Kosovës, më 1448. Ballkani ra në ferrin otoman në tri data madhore, që do të kishin qenë me shumë gjasa të shmangshme po të ishte për fqinjë më të mirë. Në 1453, ra Bizanti i madhërishëm, pasi perëndimi e mendoi të paarsyeshme kërkesën e Skënderbeut për një kryqëzatë kundër turkut të drejtuar prej tij. Të gjithë mbajtën zi dhe vajtuan për Bizantin më pas. Më 1448, Krajl Brankoviçi i serbëve e pa të padenjë për veten kërkesën e prijësit hungarez Huniadi për t’iu bashkuar forcave të tij kundër turqve që po qaseshin në Fushë-Kosovë. Ishte e padenjë për Brankoviçin të kalëronte si i dyti pas Huniadit në ushtri. Ky kra...