Posts

Showing posts with the label Vargje Shqip

Përgjatë shktretëtirës...

Image
Tek endem shkretëtirës djegëse, ndërto tabernakullin Tënd tek unë, Atë, me ofertat që Ti ke siguruar të të jap. E regjur është toka nën shputat e mia, por Ti do të më bësh të ndjej përsëri freskinë e barit të gjelbër plot vesë mëngjesi. Sa gjatë agimi bezdisës më është bërë e prapë pëshpërima e ëmbël e zërit Tënd më thotë “Zgjohu dhe sot. Jam ende me Ty!” Dita përcëllon dhe dielli nuk njeh perëndim nuk ngroh më, veç djeg e zhurit, a do ecësh krah meje edhe sot, Ngushëlluesi im? Ku mund të gjej pak hije në këtë hiç pa fund, a fryn më era me freski, pa furtunë, a do të shëtisësh sërish pranë meje në flladin e ditës? Të gjata ishin vitet e vetmisë kohë më parë kur Ti, Çliruesi im, më nxorre një herë nga kjo humbëtirë, ndaj shfaqmu sërish në shkurren që digjet. Këtu nata nuk ka shlodhje, veç përpëlitje mundimi, por besnikëria Jote më vë të fle në paqe, rrugën e gjatë që nesër më pret, si mund ta bëj pa Ty? Sa shpesh...

Merr

Image
Ka mbetur veç shpirti, veç ai ka mbetur. Shtresat e zgjyrës pse gërvishtin kur dalta Jote godet? Nxirrmë nga kjo furrë, zjarrin Tënd si mund ta duroj? Ka mbetur veç shpirti, e ai kohë më parë t’u dha. Pse thua se shumë më shumë duhet të të përkas? Thesaret nga duart pse m’i shqit? Të zotërosh përgjysmë s’mundesh? Ka mbetur veç shpirti, e as ai i imi nuk është. A do të durosh me mua në zjarrin ku më ke hedhur? I Yti është dhe shpirti, asnjë pasuri nuk kam. Veç Ti ec krah meje në zjarr e drejtomë si të dal.

Zot mbi furtunë e bunacë

Image
Kurrë s’e kam kuptuar, kujt i druhem më shumë: tallazit të furtunës a qulltësisë së bunacës. Kur deti, si leviathan në sulm, tallej me varkën time të brishtë, mendoja se Ti shijoje gjumin pa brengë se unë po fundosesha. Sa e përbuza veten kur, në zgjim, Ti më quajte besimpakë... me hak ...më mirë të isha përpirë në valë se të të shihjaTy në sy kur deti zuri vend. Të kujtohet si ndenjëm të dy në heshtje, në cepat e kundërt të varkës? Ti i lënduar... a në pritje, s’e di, e unë pa guxim të të flisja sërish. E prapë, përngjasje nuk ka kjo me kohën kur, në bunacë, s’ta mbajta mend fytyrën e soditur përditë. U lemerita si të ishe fantazmë... se ecje mbi ujë. A të kam fyer ndonjëherë më shumë? A thua se s’të shihja prej një jete! Ma plotësove dëshirën të vija tek Ti, e mahnitur dhe...mburravece... se ecja mbi ujë. Po, më duhej të zbrisja në gji të humnerës që ta shihja se jo më kot më quajte besimpakë. M’u duk se vdiq...