Posts

Showing posts from June, 2020

Kërkoje zërin e Tij më shpesh në flladin e ditës, në të egër.

Image
Ka një arsye pse Zeusi – kryezoti i mitologjisë iliro-pellazge – ka atë emër, dhe arsyeja gjendet në Bibël. E shpjegoj më poshtë. Rrënja “-us” është shtesë tipike e emrave dhe fjalëve nga epoka pas ardhjes së helenëve të lashtë në këto territore. Emri origjinal i tij është Zë, ose më mirë Za, sipas dialektit më të hershëm. Zë/Za i referohet zërit, fjalës, tingullit, çka ishte edhe gjëja kryesore që kërkohej prej të lashtëve tanë në pyllin e shenjtë të Dodonës. Sipas autorëve të lashtë, në Dodonë në fillim nuk ka pasur tempull. Atë e ndërtoi Pirro më vonë, pasi u kthye nga ekspedita në Itali. Atje ai rrëmbeu arin nga tempulli i Persefonës, por gjatë kthimit hasën në një stuhi të madhe në det. Anija me arin dhe disa të tjera u mbytën. Pirro e pa këtë si shenjë se zotat ishin zemëruar me të për vjedhjen e tempullit, gjë që në fakt nuk ishte aq e padrejtë, kur mendon sa shpenzoi ai për fiset italike të kohës, të cilët nuk paguan thuajse asgjë. Kështu, në kthim, ai u zotua të ndërtonte një