Posts

Showing posts from July, 2020

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

Image
Ilustrim nga Gazmend Leka për "Tregime të moçme shqiptare" Ishin dy vasha, sa të bukura aq të mira. Duheshin si motra; s’ndaheshin kurrë: bashkë në valle, bashkë për ujë, bashkë për thana, kudo, Njëra kish një vëlla të hijshëm si veten, po më të gjatë, trim. Ky kish shkuar të luftonte në ushtrinë e Skënderbeut, ndiqte e dëbonte turqit që kishin shkelur truallin e Arbrit. Ajo që kish vëllanë në ushtrinë e Skënderbeut i thosh shoqes: “Ti je e mirë si buka e ngrohtë. Unë s’të lë pa të marrë për tim vëlla; dua të të kem kunatë.”.   Vasha tjetër skuqej, ulte kryet. Shoqja bënte buzën më gaz dhe i vinte të dy duart mbi sup, i thosh prapë: “Kur shkoi për luftë më porositi të të them…” Dhe shu-shu-shu, diç i thosh në vesh. Ajo tjetra skuqej dhe më shumë, i vakeshin sytë e shkruar, po shoqja e sillte si e sillte fjalën dhe e bënte të qeshte. Dhe kur qeshte vasha, dukej sikur ishte gjithnjë pranverë, sikur vezullonte vesa nëpër lule. Një ditë i thirri shoqja shoqes: “Vemi motër