Posts

Showing posts from August, 2020

"Kapedani" - ose burrëria sipas marksizmit.

Image
“Ti, Xha Sulo, mos u mërzit. Ti e ke kryer detyrën tënde. Shko e rri rehat në shtëpinë tënde se je burrë plak e mund të ftohesh.” – partizanka nga ëndrra e Xha Sulos   Sugjerimi im i sotëm për film shqiptar: “Kapedani” (1972)   Ndër shumë filma shqiptarë të propagandës marksiste, ky është për mua më i ligu, ndjekur shumë afër prej filmash të tjerë si “Prefekti” për të cilin folëm dje, dhe një tjetër film për të cilin do të flasim nesër.   Gjithë fryma dhe synimi i filmit jepet i plotë në skenën hyrëse, kur Xha Sulo po sheh një ëndërr. Në të, kemi në mënyrë thuajse surrealiste përmbledhjen e pothuajse çdo lufte që ka pasur Shqipëria, me të gjithë pushtuesit e çdo flamuri të bërë bashkë në një ushtri të vetme. Nga ana tjetër e kështjellës, kemi Xha Sulon si përfaqësues të burrave shqiptarë që u kanë dalë ballë ndër shekuj pushtuesve, si edhe burra me rroba nga të gjitha trevat tona si simbolikë sërish e burrërisë shqiptare në tërësi.   Kjo skenë hapëse është, në njëfarë m