Ullinj të përgatitur në shtëpi
Receta që përdor unë për përgatitjen e ullinjve në shtëpi - Nëse keni ullinj kokërrvegjël, shtypen me gur ose çekiç kuzhine që të çahen. Nëse bërthama shkëputet, hidheni tej. - Nëse keni ullinj kokërrmëdhenj e të fortë si këto që kam përdorur unë, bëjuni tri prerje me thikë, por pa e dëmtuar ullirin që t'i shkëputen pjesë nga tuli. - Nëse keni ullinj kokërrmëdhenj por të butë (ullinj të zinj, të pjekur shumë), veç shpojini në dy-tri vende me pirun. Pas kësaj, hapi i radhës është njësoj për të tri llojet e ullirit. Ullinjtë i vendosim në një enë të bollshme dhe i mbulojmë me ujë në temperaturë mjedisi. Çdo 24 orë, ua ndërrojmë ujin, gjë kjo që do të vijojë për diku te 7-10 ditë, në varësi të hidhësisë së ullirit. Kjo është faza prej nga kemi edhe shprehjen "hoqi të zinjtë e ullirit" Pas diku te 5 ditë, provojmë një kokërr për të parë a është ende e hidhur. Nëse po, vijojmë me lënien në ujë që ndërrohet çdo 24 orë. Ullinjtë i provojmë çdo ditë paskëtaj. Nuk do të humbni