Tribut për brinjët e lumtura
"Krijimi i Evës" - Raphael Coxie (1540 – 1616) Kohët e fundit kam qenë duke ndjekur përmes internetit një program interesant që titullohet “ Botched ”. Bëhet fjalë për një program prej shtatë a tetë sezonesh me fokus operacionet plastike të shkuara shumë keq (fjala “botched” në anglisht do të thotë pikërisht një pacient i operacionit plastik që është shpërfytyruar në ndonjë farë mënyre nga një kirurg plastik që ka punuar shumë keq). Një ndër operacionet më të shpeshta të kirurgjisë plastike është operacioni i hundës, në konkurrencë me atë të gjoksit. Gjithashtu, operacioni i hundës është më i lehti për t’u katranosur prej kirurgëve, duke qenë se hunda është pjesa më e vështirë e trupit për ndërhyrje estetike. Struktura e saj është shumë e ndërlikuar, çka vështirësohet edhe më shumë nga moria e detajeve të ngjeshura në një organ aq të vogël, që për më tepër është ndoshta pjesa e fytyrës që bie në sy në mënyrë më të drejtpërdrejtë e më të menjëhershme se çdo pjesë tjetër. Aspa