Posts

Showing posts from May, 2019

Rënia e Kostandinopojës, histori arbërore

Image
Grafikë e Gazmend Lekës për tregimin "Skënderbeu dhe Ballabani" nga "Tregime të moçme shqiptare" Sot është ditë zije për Ballkanin, për gjithë Evropën madje. 29 maj 1453: Kostandinopoja ra. Troja ra për herë të dytë, në duar ndyrësirash kësaj here. I thonë Stamboll sot, anadollakshe. Qyteti nuk mban më emrin e Kostandinit të Madh, që i tha “Ciao!” Romës dekadente dhe shkoi e themeloi një qytet për vete në vatrën nga i vinin të parët ilirë. I ka pasur Shqipëria gjithmonë nga një Gjergj Kastrioti e nga një Ballaban, nga një Teutë e nga një Dhimitër Far, nga një Leonidha e nga një Efialt (besoj se jeni aq të zgjuar sa ta dini se Sparta nuk ka qenë kurrë greke, por kjo është temë për një herë tjetër), nga një shkabë e nga një hutë – një gjak e gjen, por dragua ose demon në shpirt. Shqiptari Ballaban Pasha, sipas legjendës të paktën, ishte ndër të parët që u hodh përmbi muret e Kostandinopojës kur më në fund brekushexhijtë e Anadollit ia dolën ta me

Zagari ham, e çiftja bam, e gjuha jonë me nam

Image
Skenë gjuetie në lashtësinë pellazgo-ilire Në pellazgjishten e lashtë (që sot, të përshtatur, e quajnë “greqishte” e lashtë), fjala “zagreus” i referohej gjahtari që i zinte kafshët të gjalla pa i vrarë. Në pellazgjishten e brigjeve të Jonit, fjala “zagre” do të thoshte “gropë për të zënë kafshë të gjalla”. Zagreusi është, më tej, një prej zotave më të hershëm të mitologjisë pellazge, i bashkëngjitur herë Gjeas, perëndeshës së lashtë të tokës, e herë Hadesit, perëndisë së botës së përtejme. Pra, Zagreusi ishte si në kryqëzim të dy botëve: asaj të të gjallëve dhe asaj të të vdekurve. Një mendim tjetër është se, ashtu si Gjea ishte pararendëse e Dhemetrës, ashtu edhe Zagreusi ishte pararendës i Hadesit. Të vjen të mendosh në shqip se emri Zagreus – përtej prapashtesës së qartë alla-greke “-us” – ngjan shumë me fjalët “zë në grep”, edhe këto të fundit të përshtatura në shqipen e sotme. Dikur, të parët mund të kenë thënë në shqipe më të pastër “za n’grep” ose “za n’gr