Rënia e Kostandinopojës, histori arbërore
Grafikë e Gazmend Lekës për tregimin "Skënderbeu dhe Ballabani" nga "Tregime të moçme shqiptare" |
Sot është ditë zije për Ballkanin, për gjithë Evropën madje. 29 maj 1453: Kostandinopoja ra. Troja ra për herë të dytë, në duar ndyrësirash kësaj here. I thonë Stamboll sot, anadollakshe. Qyteti nuk mban më emrin e Kostandinit të Madh, që i tha “Ciao!” Romës dekadente dhe shkoi e themeloi një qytet për vete në vatrën nga i vinin të parët ilirë.
I ka pasur Shqipëria gjithmonë nga një Gjergj Kastrioti e nga një Ballaban, nga një Teutë e nga një Dhimitër Far, nga një Leonidha e nga një Efialt (besoj se jeni aq të zgjuar sa ta dini se Sparta nuk ka qenë kurrë greke, por kjo është temë për një herë tjetër), nga një shkabë e nga një hutë – një gjak e gjen, por dragua ose demon në shpirt.
Shqiptari Ballaban Pasha, sipas legjendës të paktën, ishte ndër të parët që u hodh përmbi muret e Kostandinopojës kur më në fund brekushexhijtë e Anadollit ia dolën ta merrnin të bukurin qytet. Ishte ora e tij e “lavdisë”, dhe ai nuk kishte ndërmend të stepej... as para mynxyrës që do t’u vinte atyre me të cilët ndante një gjak. Ishte po ky demon Ballaban Pashë që kryesoi shpeshherë forcat anadollake kundër dragoit Gjergj Kastrioti... për t’u bërë përshesh çdo herë, sigurisht.
Nëntë vjet para rënies së qytetit të bukur, atij që solli sllavët e vikingët e Rusisë dhe Ukrainës në krishterim përmes bukurisë së pashoqe, Gjergj Kastrioti i kishte thënë “Haram të qoftë!” Anadollit dhe ishte kthyer në shtëpi, atje në malet e egra të të parëve. Nuk reshti së kërkuari perëndimorëve që ta ngrinin edhe një kryqëzatë të fundit kundër anadollakëve, që t’i shfarosnin nga Ballkani e nga gjithë Evropa e t’i kthenin mbrapsht një herë e mirë në shkretëtirat turkmene nga vinin. As që e vë në dyshim se ajo kryqëzatë do të kishte qenë lavdia e Evropës dhe e Arbërisë mbi të gjitha! Do të kishte qenë kryqëzata që do ta kishte mbajtur Evropën – të gjithë Evropën – të pastër dhe pagano-të krishterë përgjithmonë, pa ndotjet anadollake islamike. Por perëndimi tha jo. Venedikasit, kahera të udhëhequr nga bankierë e tregtarë të një race joevropiane, preferuan tregtinë dhe paqen me anadollakët. Ç’u interesonte atyre gadishulli iliro-pellazg, djepi nga kishin dalë të gjithë evropianët?
Por, në universin tonë më të ngushtë shqiptar, mbeten ndër mijëvjeçarë të pranishëm dy antitezat e të njëjtit gjak: Gjergji, shkaba që meriton atë përkrenare që thërret shpirtin iliro-pellazg nga thellësitë e kohës, dhe Ballabani, huta që meriton dhuratën që i bëri Gjergji për t’i kujtuar vendin që i takonte në hierarkinë morale dhe njerëzore: plugu i bujkrobit. Unë do t’i shtoja edhe kamxhikun me të cilin t’i binte feudali, në drejtësi.
Jemi komb i vogël, por edhe i madh shumë. Kemi pasur vend kahera për dritë dhe errësirë. Si etërit a vëllezërit tanë spartanë. Një grusht popull. Na duhet fanatizëm për të ruajtur pastërtinë dhe emrin ilir.
Comments
Post a Comment