Posts

Showing posts from March, 2020

Dy këngë nizamësh për të mbajtur mend

Image
Dy pjesët e mëposhtme janë prej këngësh të folklorit tonë dhe tregojnë vuajtjen e shpirtit të stërgjyshërve tanë teksa rrëmbeheshin prej turqve për t’u dërguar nizam nëpër tokat e pushtuara prej osmanëve. Nuk bëhet fjalë për 500 vjet më parë, por për mesin e viteve 1800. Kjo ishte koha kur nizami nisi rëndë si praktikë, koha kur etërit tanë u detyruan të ndërronin fenë e paraardhësve të vet për të shpëtuar ndonjë djalë dhe ato toka që mundeshin. Dekreti i Portës së Lartë për shërbimin e detyrueshëm ushtarak u nxor nga sulltani më 3 nëntor 1839. Islamizimi masiv i Shqipërisë ndodhi kësaj kohe, si masë për t’i shpëtuar djemtë nga nizami. Askush nuk ia kishte parashikuar jetëgjatësinë pasojave të atij dekreti. *********** “Dit’e gushtit trembëdhjetë, seç i ndanë të shkretë. Përmbi mëma, përmbi pleqtë, të bienë poshtë djemtë, edhe djemtë i mbluadhë, shoku shoqitë i thanë: “Ktheva kokënë nga mali, o shokë, m’u tha kufari (fyti), shokë, do xhvishet fustani (fustanella)

576 vite nga Besëlidhja e Lezhës. Pse në Lezhë? Pse në fillim të marsit?

Image
Si sot 576 vite më parë, prijësit arbërorë u mblodhën në Lezhë për të lidhur besën e bashkërendimit të fuqive kundër agresorit otoman. Ngjarje si kjo janë pika kulmore në historinë e popullit tonë jo vetëm për rëndësinë madhore që kanë në vetvete, por edhe për faktin se përfaqësojnë dalje të konsiderueshme nga rendi i zakonshëm i të menduarit shqiptar që prej lashtësisë. Janë me rëndësi madhore, sepse shënojnë bashkimin e rrallë vullnetar të shqiptarëve nën një çështje të përbashkët, duke vënë mënjanë përkohësisht dallimet, kundërshtitë a interesat personale teksa përballen me një armik që vë në rrezik mënyrën e tyre të jetesës. Mendësia e zakonshme shqiptare është ajo që kombi ynë e ndan me gjithë fiset e tjera evropiane: individualizmi është parësor, bashkimi i rrallë. Besëlidhja e Lezhës solli bashkë prijës që kishin punuar e luftuar shumë për sovranitetin dhe autonominë e principatave të tyre individuale, punë kjo që kishte kërkuar herë pas here edhe përplasje me njëri-tje