Posts

Showing posts from December, 2020

Buzmi, festa autoktone evropiane dhe totemi i dhisë mes shqiptarëve

Image
"Ushqimi i Zeusit" - Nicolas Poussin, 1635-1637 Gëzuar Buzmin Bujar, miq! Kjo është festa që e dallon Shqipërinë dhe Evropën në mes gjithë botës, edhe pse mjerisht kaq e harruar.   Buzmi është edhe shpjeguesi pse totemi i dhisë është totemi i dytë kyç i Shqipërisë dhe gjithë Evropës, pas Shqiponjës. Gjarpri është i treti, pas dhisë në rëndësi. Shpjegimi gjendet më poshtë.   Buzmi shënon ditën më të shkurtër të vitit, kur dielli dhe dita kanë më pak orë se në çdo ditë tjetër të vitit. Vetë fjala të kujton fjalën angleze “bossom”, që do të thotë “kraharor”, por ka shpeshherë kuptimin thellësia e diçkaje, kulmi i errësirës. Gjatë kësaj dite, dielli, në njëfarë mënyrë, shkon në kraharor (bossom) të errësirës dhe duket sikur errësira fiton. Festa në vetvete shënon luftën e dritës kundër errësirës, çka është temë madhore evropiane, shënjuar dukshëm prej klimës së kallkantë të kontinentit të vjetër. Në latinisht, mes romakëve të lashtë, festa njihej me emrin “Sol Invictus” –

Eja të pagëzohemi në Shtog si Akili!

Image
"Teti zhyt Akilin në Lumin Shtog" - Antoine Borel (1743-1810) Nga mitologjia (historia e koduar) iliro-pellazge, dimë se Teti e pagëzoi Akilin në lumin që lidhte botën e të gjallëve me botën e të vdekurve, Hadesin. Ai lum quhet Styx, sipas versionit helen, por unë kam bindjen se emri i tij është Shtog.   Lumi Styx e merrte këtë emër prej nimfës oqeanide shumë të fuqishme me të njëjtin emër, e cila u përvijua me Zeusin dhe e përkrahu atë gjatë luftës së tij kundër titanëve dhe kundër rendit mizor të uzurpatorit Saturn (prej të cilit marrim emrin “e shtunë”, duke na dhënë kështu edhe një të dhënë madhore se cilat grupe përfaqëson Saturni). Për shkak të ndihmës së saj të madhe, Zeusi e nderoi Styx-in duke urdhëruar që gjithë betë dhe zotimet e hyjnive të Olimpit duhej të bëheshin në emër të saj që të quheshin bindëse dhe lidhëse.   Pse mendoj se Styx është versioni helen i emrit të vërtetë të saj, pra Shtog? Një shpjegim kyç e kemi edhë në mitologjinë kelte dhe anglo-s