Eja të pagëzohemi në Shtog si Akili!

"Teti zhyt Akilin në Lumin Shtog" - Antoine Borel (1743-1810)


Nga mitologjia (historia e koduar) iliro-pellazge, dimë se Teti e pagëzoi Akilin në lumin që lidhte botën e të gjallëve me botën e të vdekurve, Hadesin. Ai lum quhet Styx, sipas versionit helen, por unë kam bindjen se emri i tij është Shtog.

 

Lumi Styx e merrte këtë emër prej nimfës oqeanide shumë të fuqishme me të njëjtin emër, e cila u përvijua me Zeusin dhe e përkrahu atë gjatë luftës së tij kundër titanëve dhe kundër rendit mizor të uzurpatorit Saturn (prej të cilit marrim emrin “e shtunë”, duke na dhënë kështu edhe një të dhënë madhore se cilat grupe përfaqëson Saturni). Për shkak të ndihmës së saj të madhe, Zeusi e nderoi Styx-in duke urdhëruar që gjithë betë dhe zotimet e hyjnive të Olimpit duhej të bëheshin në emër të saj që të quheshin bindëse dhe lidhëse.

 

Pse mendoj se Styx është versioni helen i emrit të vërtetë të saj, pra Shtog? Një shpjegim kyç e kemi edhë në mitologjinë kelte dhe anglo-saksone, ku pema e shtogut quhet “Elder” dhe fryti i saj “elderberry”. “Elder”, siç e dimë edhe nga fjalori kishtar, do të thotë “pleq”, jo veç në kuptimin e moshës, por më shumë në kuptimin e të parëve, pleqve që ishin ende gjallë dhe qeverisnin fisin/kombin me urtësi, si edhe paraardhësve tanë të kaluar në botën tjetër. Ndaj edhe lumi që lidhte këto dy botë në mitologjinë iliro-pellazge quhet shtog/elder, sepse kjo pemë simbolizon ekuilibrin e domosdoshëm mes jetës dhe vdekjes, të tashmes, të shkuarës dhe të ardhmes, si dhe na ndihmon ta kuptojmë edhe më mirë konceptin biblik që nuk e sheh vdekjen si fundi i gjiçkaje, por si kalimi në anën tjetër, në përjetësi. Ndaj edhe themi “ndërroi jetë”, jo thjesht “vdiq”.


Lumi Shtog ishte kështu i emëruar në mënyrë të përkryer, dhe nimfa Shtog shërbente si një matriarke, si nënëdaja që di pothuajse gjithçka e që u tregon fëmijëve përrallat dhe mitet (historitë e koduara të së shkuarës), duke i vulosur ata në rrethin e pashkëputur ku bëjnë pjesë, mes paraardhësve në anën tjetër (Hades), të gjallëve, dhe atyre që do të lindin prej tij/saj në të ardhmen.

 

Për Tetin, nënën e Akilit, ishte thelbësore që ta pagëzonte birin e saj në atë lum. Teti u martua praktikisht me zor prej Zeusit me Peleun, duke na parashtruar kështu një prej atyre rasteve kur vajzat nga familje fisnike martoheshin me fisnikë të tjerë jo detyrimisht nga dashuria, por që të sigurohet paqja dhe bashkëpunimi mes fiseve/shtëpive të ndryshme fisnike. Peleu simbolizon pellazgët, ndërsa Teti ilirët, siç shohim edhe në mënyrën si përshkruhen: Teti është vigane dhe oqeanidë, që janë simbole të ilrëve, popull detar dhe shtatlartë; Peleu ishte më shtatshkurtër dhe i vdekshëm, simbole të pellazgëve të cilët, edhe pse nuk mateshin me ilirët fizikisht, kishin zgjuarësi dhe këmbëngulje të paepur.

 

Por Teti do ta rriste birin e saj Akil si një ilir të vërtetë, me ligjet, doket dhe kanunet e fisit të saj. Pagëzimi i tij në lumin Shtog përfaqëson pikërisht këtë: zhytjen e tij që foshnje në mënyrën e të jetuarit e menduarit të të parëve të tij nga ana e nënës, e cila në këtë rast ishte supreme ndaj atit pellazg. Pjesa e thembrës që ajo nuk arrin t’ia zhysë në ujë simbolizon pjesën e tij pellazge. Edhe pse praktikisht e njëjta racë, martesat iliro-pellazge mbeteshin martesa të përziera. Në një masë shumë më të vogël, ngurrimin e Tetit që të martohej me një pellazg e shohim edhe në zakonin e shqiptarëve për të shmangur martesat gege me labë, çamë, toskë dhe anasjellas, gjë që, të paktën andej nga jam unë, vijon ende goxha. (Martesa me pahir e Tetit me Peleun më kujton disi martesën e Mamica Kastriotit me Karl Muzakën, ku Gjergj Kastrioti shërben pak a shumë si Zeusi sa i përket mblesërisë.)

 

Sado të mundohesh ta ndreqësh disi, martesat e përziera do të ndikojnë në mënyrë të pashmangshme te fëmijët që do të kesh me personin që nuk është raca/dora jote. Kjo shfaqet së pari në faktin e dukshëm se fëmija nuk arrin të identifikohet me asnjë prej prindërve plotësisht, sepse nuk i ngjan asnjërit në tipare, por është një përzierje të cilën ai/ajo nuk e sheh të pasqyruar tek asnjë prej prindërve. Kjo pamundësi identifikimi me prindin – sidomos me atin – ka pasoja të dhimbshme për fëmijën, edhe nëse ai/ajo nuk e kupton plotësisht apo nëse prindërit i mohojnë pasojat duke thënë se “dashuria” e tyre për të e për njëri-tjetrin mjafton. Këtë e shohim shumë mirë në gjithë jetën e Akilit: fakti që nëna e tij nuk mundi kurrë të pranonte se fëmija i saj ishte gjysmë-pellazg është i qartë në zemërimin dhe tërbimin e pakontrolluar që përbën një prej cilësive kyçe të Akilit gjithë jetën e tij. Fëmija që ndihet i ndarë prej atit dhe nuk mund të identifikohet me të trashëgon në mënyrë të pashmangshme natyrën zemërake të nënës, aq më tepër kur kjo e sheh veten si të poshtëruar dhe viktimë. Ndaj, në nisje të Iliadës dhe teksteve të tjera të lashta, Akilin e gjejmë të arratisur prej vendlindjes së tij, madje të veshur si femër në një ishull ku jetonte si pjesë e oborrit të një princeshe vendase me të cilën edhe ngjizi birin e tij madhështor, Neoptolemin/Pirron.

 

Pasojat e martesave të përziera i shohim edhe në dobësimin dhe përkeqësimin masiv të cilësisë fizike (shpeshherë edhe mendore) të pasardhësve. Nëna e Akilit ishte e pavdekshme (simbolikë e një race më të fortë), ndërsa babai i tij i vdekshëm (simbolikë e një race më të dobët). Akili ishte gjysmë i vdekshëm, çka tregon se cilësia e racës së Tetit ra në mënyrë drastike që në brezin e Akilit, ndërkohë që gjeni i Peleut u lartësua për shkak të lidhjes me Tetin. Fakti që Akili mund të vritej vetëm në thembër – aty ku nuk e arriti dot gjeni i nënës së tih – simbolizon se ai ishte më i lartë se raca e babait të tij, por gjithsesi shumë larg racës së nënës së tij. Kjo simbolikë është e kudondodhur edhe sot në martesat e përziera: fëmijët kanë probleme shëndetësore që mjekësia e sotme nuk guxon t’i shpjegojë në mënyrë racore, sepse u duhet korrektesa politike. Ndërkohë, fëmija vuan trup e shpirt dhe racat e prindërve nuk mbarështohen e të vijojnë të pastra në brezat vijues. Për shembull, pjesa dërrmuese e fëmijëve nga martesa të përziera e kanë tej mase të vështirë të gjejnë palcë të përshtatshme për ta nëse u duhet transplant, ndërkohë që palca e prindërve është pothuajse gjithmonë e papërshtatshme për të.

 

Miti tegon edhe për një rast ku Teti e hodhi në zjarr foshnjën, në përpjekje të digjte prej tij gjithë pjesën vdekatare. Por pasojat e përzierjes nuk hiqen kurrë, as në zjarr as në lum. Thjesht mund t’i përmirësosh disi – ose të qetësosh veten – duke i rritur fëmijët në traditat dhe mendësitë e racës më të lartë, që në këtë rast ishte Teti. Shtogu përfaqëson paraardhësit e saj: oqeanidët ishin, pra, ilirët vendas, më të vjetër e më superiorë se pellazgët.

 

Por çfarë dobie na bën gjithë kjo sot? Së pari, na bën dobi për gjithçka që thashë më lart. Por, nëse doni edhe përfitime më praktike se këto, lexoni pjesën përmbyllëse më poshtë.

 

Shtogu është një prej pemëve më të fuqishme sa i përket vlerave mjekësore. Ekuilibri i vdekjes dhe jetës në këtë pemë qëndron në faktin se e gjitha pema është tejet helmuese në çdo pjesë të saj, përveç luleve dhe kokrrave të çmuara. Për kërë arsye, kurrë nuk bëhej djepi me dru shtogu apo të lihej fëmija nën shtog, sepse nënëdaja Shtog mund ta pagëzonte më shumë seç duhej e ta merrte matanë në botën e paraardhësve.

 

Lulet e shtogut mblidhen dhe thahen dhe përdoren si çaj. E njëjta gjë edhe për kokrrat e tij. Kokrrat mund të bëhen edhe reçel, që është shumë i shijshëm.

 

Vetia kryesore e shtogut është që forcon masivisht imunitetin e njeriut dhe të mbron nga sëmundja. Ndaj, pra, edhe paprekshmëria e Akilit. Një veti tjetër, që sërish është dëshmi e rolit madhor të kësaj peme në “Evropën perde e kallkanit”, është se çaji i shtogut është tejet i mirë për sëmundje të mushkërive, ftohje, viroza që kanë të bëjnë me të ftohurit, kundër kollës, e gjithçka tjetër që shqetëson mushkëritë. Kjo është e domosdoshme në kontinentin tonë, ku ftohja është gjithmonë pas dere për shkak të të ftohit, shiut dhe borës që e shoqërojnë Evropën për shumë muaj gjatë vitit.

 

Në praktikën time, kam parë se çaji nga kokrrat e shtogut është më i fortë dhe efikas se çaji nga lulet, por lulet gjenden më lehtë në treg (farmaci apo dyqane të specializuara). Do t’ju inkurajoja shumë t’i përdorni rregullisht si pjesë e strategjisë suaj mjekësore për t’ju ndihmuar ta mbani mjekun dhe spitalin larg.

 

Jemi të gjithë nga pak të përzier, më shumë se Akili në fakt. Por le të zhytemi e të pagëzohemi në Shtog, së pari në Shtogun e të parëve, por edhe në çaj, pse jo 😉


**P.s.: sipas kalendarit kelt, pema e shtogut është pema e periudhës nga 24 nëntori deri më 23 dhjetor. Shumë interesante që kjo është edhe periudhë e vitit ku virozat janë më të shumta dhe imuniteti i njeriut evropian është i dobësuar, duke qenë se dielli është gjithnjë e më i pakët deri në solsticin dimëror, që është edhe dita me më pak dritë diellore e vitit. Nuk ka besëtytni në traditat e të parëve, nëse dëgjon me vëmendje dhe ke mendje të gjykosh drejt. 


"Nënëdaja Shtog / Mother Elder" - Ilustrim nga libra për fëmijë.



Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.