Meditim baritor nga një shëtitje në pyll / A pastoral-themed reflection from a trip in a forest
Pemë e mbuluar me dredhka. / Tree covered in ivy. |
Pema në fotografinë e mësipërme ngjan aq e shëndetshme; është e gjelbër dhe e bukur për syrin, aq sa gjithë ato gjethe mund të ngjajnë si të sajat, gabimisht. Por nuk janë të sajat; ç’është më e keqja, ato gjethe as që duhet të jenë aty. Nëse nuk i kontrollon kush, ato do ta mbulojnë pemën sa hap e mbyll sytë dhe trupi i saj do të shërbejë si shtëpi për ti. Ato do t’ia zënë diellin e kështu do t’ia ndërpresin jetën.
Pema në fotografinë e mëposhtme duket e shëmtuar,
e vuajtur madje. Por në të vërtet nuk është e tillë. Pranë rrënjëve të saj,
shihet një prerje e vogël e mprehtë. Ajo është pika ku dredhka vdiq. Pema tashmë
është e lirë, dhe dredhka do të vyshket në kohë. Pema do të gëzojë hirin e shenjave
të dukshme në trupin e vet, shenja që do t’i kujtojnë se si dikur ishte në
zinxhirë dhe se si Dikush e çliroi.
Pema nuk mund të çlirohet vetë nga dredhka;
zakonisht, as skllavërimin prej saj nuk ia parandalon dot vetes. Por pema mund
të gëzojë në Druvarin, që pati mëshirë për të de tha: “Kjo pemë nuk ka vdekur
ende. Do t’ia rikujtoj si është jeta nën diell.”. Pikërisht këtu nis një
histori pa mbarim.
The tree in the first picture seems so healthy; it's so green and pretty to the eye, to the
point that those numerous leaves can be mistaken for its own. But they're not,
and, what's worse, they shouldn't be there. If unchecked, they will cover the
tree in no time and it's body will serve as their home, they will block the sun
from it and thus disrupt its life.
The tree in the second picture seems ugly and even hurting. It is not. Near to its roots, a
small sharp cut can be seen. There's where the ivy died. The tree is now set
free, and the ivy will wither in its time. The tree will enjoy the grace of
visible traces of it on its body, to be reminded of how it was enchained and
how Someone set it free.
The tree cannot free itself from ivy; usually it cannot even prevent its
enslavement. But the tree can delight in the Woodcutter, Who had mercy on it
and said: "This tree is not dead yet. I'll remind it of what life feel
like in the sun." There starts a never-ending story.
Comments
Post a Comment