Si të dallosh një gjeni / How to spot a genius

Davidi i Michelangelo-s, koka / David of Michelangelo, the head Michelangelo gdhendi atë që sot e quajmë kulmi i artit të skulpturës, Davidin, prej një blloku gjigand mermeri që i kishte bërë të dorëzoheshin artistë të tjerë të mëdhenj të kohës. Blloku ishte tejet i vështirë, kishte shumë guralecë rëre, dhe paraqiste rrezik të madh që çdo vepër e nisur në të, të shkërmoqej në punë e sipër. Michelangelo e mori përsipër punën e refuzuar nga artistët dhe, me entuziazëm, nisi punën për të gdhendur veprën që sot mallëngjen turma. Në 1504, pas tre vjetësh pune mbi mermerin e ashpër sa dhe thyeshëm, Davidi ishte gati për të dalë para porositësve të tij, Këshillit Klerik të katedrales së Duomo-s në Firence. Këtu nis gjenialiteti i plotë që përmbyll Davidin. Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni Këshilli kishte vendosur ta shfaqte veprën në një pjesë të katedrales por, kur pa interpretimin revolucionar që i kishte bërë Michelangelo heroit të shumëdashu...