Triada Arkaike dhe Trinia e Shenjtë / The Archaic Triad and the Holy Trinity

Statujë e Shën Gjergjit në Berlin / Saint George's statue in Berlin

Tre zotat fillestarë që romakët adhuronin përmbi këdo tjetër ishin Jupiteri, Marsi dhe Kirini. Së bashku, ata formonin atë që quhej Triada Arkaike, e cila adhurohej shumë kohë para të mëvonshmes e më romantikes Triadë Kapitoline e përbërë nga Jupiteri, Juno dhe Minerva.

Në këtë Triadë Arkaike, Jupiteri shihej si perëndia më i lartë, ai që përfaqësonte mbretërimin dhe sovranitetin përmbi gjithë universin.

Jupiteri / Jupiter


Marsi shihej si perëndia luftëtar, ai që siguronte fitoren e që kurrë nuk tërhiqej nga beteja.

Marsi / Mars

Kirini ishte perëndia më civil, përgjegjës për rregullin e zakonshëm të gjërave, ai që sigurohej që gjithçka të funksiononte rrjedhshëm sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit.

Kirini / Quirinus

Në Trininë e Shenjtë, Perëndia Atë është Kreu i Trinisë, Perëndia sovran dhe Mbreti i universit, siç shfaqet përsosmërisht në Dhjatën e Vjetër.

Perëndia Bir, Jezusi, është luftëtari për shpirtrat e njerëzve, Ai që nuk u tërhoq nga beteja as kur po shkonte në kryq, as kur mëkatet e botës po hidheshin mbi Të, as teksa zbriste në ferr, për t’u ringjallur më pas fitimtar në ditën e tretë e për t;u ngritur në fitore të përsosur në parajsë pas 40 ditësh.

Perëndia Frymë e Shenjtë është Ai që jep dhuntitë për besimtarët, duke i mbajtur ata në besim, duke u siguruar që ta njohin e ta duan Shpëtimtarin e tyre gjithnjë e më shumë çdo ditë, dhe duke bërë të mundur pajisjen e Kishës në ekzistencën dhe misionin e saj përmbi tokë.

Reliev, Trinia e Shenjtë / Relief of the Holy Trinity


Evropa pagane dhe krishterimi janë histori dashurie qiellore. Bijtë e Jafetit do të kujtohen e do të kthehen në shtëpi.


The three original gods worshiped by the Romans above all other deities were Jupiter, Mars and Quirinus. Together, they formed what was called the Archaic Triad, which preceded significantly the later, more romantic Capitoline Triad composed of Jupiter, Juno and Minerva.

In the Archaic Triad, Jupiter was seen as the highest god, he who represented kingship and sovereignty on all the universe.


Mars was seen as the warrior god, the one who granted victory and never retreated from battle.


Quirinus was the more civic god, in charge of the ordinary order of things, making sure that all functioned smoothly as per each person's role and responsibilities.

In the Holy Trinity, God the Father is the Head of the Trinity, the sovereign God and King of the universe, as perfectly shown in the Old Testament.

God the Son - Jesus - is the fighter for the souls of men, the One Who did not retreat from battle even as He went to the cross, as the sins of the world were laid on Him, as He descended in hell, to rise again victorious on the third day, and to ascend in perfect victory in heaven after 40 days.

God the Holy Spirit is the One bestowing gifts on all the faithful, keeping them in the faith, ensuring they know and love their Saviour more and more each day, and seeing to enabling the Church in her daily existence and mission on this earth.

Pagan Europe and Christianity are a match made in heaven. The sons of Japheth will remember and come home.


Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.