Si të dallosh një gjeni / How to spot a genius


Davidi i Michelangelo-s, koka / David of Michelangelo, the head

Michelangelo gdhendi atë që sot e quajmë kulmi i artit të skulpturës, Davidin, prej një blloku gjigand mermeri që i kishte bërë të dorëzoheshin artistë të tjerë të mëdhenj të kohës. Blloku ishte tejet i vështirë, kishte shumë guralecë rëre, dhe paraqiste rrezik të madh që çdo vepër e nisur në të, të shkërmoqej në punë e sipër. Michelangelo e mori përsipër punën e refuzuar nga artistët dhe, me entuziazëm, nisi punën për të gdhendur veprën që sot mallëngjen turma.

Në 1504, pas tre vjetësh pune mbi mermerin e ashpër sa dhe thyeshëm, Davidi ishte gati për të dalë para porositësve të tij, Këshillit Klerik të katedrales së Duomo-s në Firence. Këtu nis gjenialiteti i plotë që përmbyll Davidin.

Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni


Këshilli kishte vendosur ta shfaqte veprën në një pjesë të katedrales por, kur pa interpretimin revolucionar që i kishte bërë Michelangelo heroit të shumëdashur biblik, vendosi të mblidhte një komision të posaçëm prej tridhjetë personash, ndër të cilët figura të përulura si Leonardo da Vinci dhe Sandro Botticelli, për të përcaktuar vendin më të përshtatshëm në qytet ku duhej të vendosej kryevepra.


Një komision i përbërë nga Da Vinci dhe Botticelli! Bëhen të pashmangshme mendimet për shikimin në sytë e këtyre artistëve dhe vorbullën në mendjet e tyre të epërme teksa shihnin çfarë ishte nxjerrë nga ajo copë e zhvleftësuar mermeri. Disa lot duhet t’u jenë treguar të pabindur. Cili artist nuk do të kishte dashur të ishte ai vetë autori i një vepre që përfshin në të një epokë, një filozofi, një Rilindje?


Megjithatë, një gjeni i vërtetë e di se ka disa çaste të rralla në jetë kur duhet të tërhiqet në hije e të shijojë kohën e një bashkëgjeniu për t’u brohoritur në rrethin e ngushtë të dritës së muzave. Da Vinci dhe Botticelli vendosën se Davidi duhej të shfaqej në Piazza della Signoria, zemrën e Firences së kohës, si një shenjë se art i tillë, heronj të tillë, duhet të gjenden më shpesh mes njerëzve të rrëmbyer nga vërshimi i përditshmërisë për t’u dhënë atyre gëzimin e të soditurit të përsosmërisë që doli nga një bllok i ftohtë mermeri plot me guralecë rëre.


Ishte goditje gjeniu vendosja e statujës aty ku njerëzit mund ta shihnin të paktën një herë në ditë. Vërtet mund të harronin Monalizën e da Vinci-t dhe Lindjen e Venusit të Botticelli-t për pak kohë por, nëse edhe njerëzit ia lejonin vetes të mendonin si gjeni për një çast, ndoshta do të kujtoheshin se edhe guralecët e rërës në jetën e tyre e kishin një shans për t’u kthyer në kryevepra, në duart e Artistit të shanseve të dyta me të Cilin as Michelangelo nuk mund të krahasohej.

Davidi i Micheangelo-s, detaji i duarve / David of Michelangelo, hands detail


Michelangelo sculpted what we now call the climax of the art of sculpture – the David – out of a giant block of marble that had made other masters of the time surrender in despair. The block was extremely difficult to work with, as it contained tonnes of sand chunks and presented great risk to any work of art started on it – it could crumble at any time. Michelangelo undertook the work that had been refused by these other artists and enthusiastically started sculpting the work that today’s makes crowds to marvel.


In 1504, after three years of working on the hard yet fragile marble, the David was ready to face its commissioners, the Clerical Clergy of the Duomo Cathedral of Florence. It is here that the sheer genius that made the David possible began.


The Council had decided to expose the sculpture in a part of the Cathedral but, when they saw the revolutionary interpretation rendered the beloved biblical hero by Michelangelo, they decided to gather a special commission of thirty persons – among whom humble names like Leonardo da Vinci and Sandro Botticelli – who would determine the best spot in town for the masterpiece to be exposed at.


A commission made of Da Vinci and Botticelli! It is impossible not to think of the look in the artists’ eyes and the vertigo in their superior minds as they gazed at what had come out of that undervalued piece of marble. A few teardrops must have proven themselves unruly. What artist would not have wanted to be the one who had authored a piece of art that incorporates in it an era, a philosophy, a Renaissance?


However, a true genius knows there are those rare moments in life when one had to withdraw in the shadow and enjoy the rise of a co-genius into applause in the narrow circle of the muses. Da Vinci and Botticelli ruled that the David should be exposed in the Piazza della Signoria, the heart of Florence of the time. This was meant to show that such art and such heroes must be found more often among men, engulfed in the rapid flow of their daily routine, and give them the joy of gazing at the perfection that came out of a cold block of marble filled of sand chunks.


Placing the statue where people could see it at least once in their day was a genius move. The people maybe would forget about Da Vinci’s Monalisa or Botticelli’s Birth of Venus for a while but, if the people allowed themselves to think genius for a moment, they would be reminded that the chunks of sand in the unruly marble of their lives had a chance of turning into masterpieces in the hands of the Artist of second chances Whom not even Michelangelo could parallel.


Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.