Posts

Showing posts from June, 2019

Tempuj dhe vejusha / Of temples and widows

Image
Oferta e vejushës në tempull (Marku 12:41-44, Luka 21:1-4) / The widow's mite (Mark 12:41-44, Luke 21:1-4) Kosova ka dhuruar 20 mijë euro si pjesë e fondit për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame pas zjarrit që ra muajt e fundit. Kosova është një vend i varfër me shumë halle e sfida. Ndaj, shumë njerëz – sidomos anadollakët dhe intelektualët e vetëshpallur – thanë se dhurata ishte e pamend dhe se Kosova (edhe Shqipëria) kanë shumë monumente për të kuruar e mirëmbajtur për vete. Pak e menduan aq gjatë sa të thoshin edhe se monumentet tona aty ishin edhe para zjarrit në Notre Dame  dhe ne prapë se prapë ndërtojmë si kanibalë përmbi amfiteatrin e Durrësit. Pak e menduan edhe se Notre Dame është e të gjithë racës evropiane, jo vetëm Francës. Ajo katedrale është ndërtuar në kohën e lavdishme shqiptare të principatave, atëherë kur ne ishim pamohueshmërisht pjesë e barabartë me sivëllezërit evropianë. Nuk është aspak për t’u habitur nëse thuhet se ka pasur edhe arbër mes punë

Meditim baritor nga një shëtitje në pyll / A pastoral-themed reflection from a trip in a forest

Image
Pemë e mbuluar me dredhka. / Tree covered in ivy. Pema në fotografinë e mësipërme ngjan aq e shëndetshme; është e gjelbër dhe e bukur për syrin, aq sa gjithë ato gjethe mund të ngjajnë si të sajat, gabimisht. Por nuk janë të sajat; ç’është më e keqja, ato gjethe as që duhet të jenë aty. Nëse nuk i kontrollon kush, ato do ta mbulojnë pemën sa hap e mbyll sytë dhe trupi i saj do të shërbejë si shtëpi për ti. Ato do t’ia zënë diellin e kështu do t’ia ndërpresin jetën. Pema në fotografinë e mëposhtme duket e shëmtuar, e vuajtur madje. Por në të vërtet nuk është e tillë. Pranë rrënjëve të saj, shihet një prerje e vogël e mprehtë. Ajo është pika ku dredhka vdiq. Pema tashmë është e lirë, dhe dredhka do të vyshket në kohë. Pema do të gëzojë hirin e shenjave të dukshme në trupin e vet, shenja që do t’i kujtojnë se si dikur ishte në zinxhirë dhe se si Dikush e çliroi. Pema nuk mund të çlirohet vetë nga dredhka; zakonisht, as skllavërimin prej saj nuk ia parandalon dot vetes

Një kokëkrisur shqiptar për ju / An Albanian maverick, if you please

Image
Kara Mahmud Pasha Copëz nga historia e Shqipërisë së epokës otomane. I vrenjturi në portretin e mësipërm është një përshkrim artistik i fisnikut shqiptar të viteve 1700, Kara Mahmud Pasha i fisit të Bushatllinjve nga krahina e Shkodrës. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Shkodrës në duart e otomanëve, fisi i tij u konvertua në islamikë në mënyrë që të ruanin tokat dhe bijtë e tyre, si edhe për të gjetur një mënyrë për të vijuar kështu së qeverisuri mbi tokat e tyre (nuk e përjashtojmë se ka tradhti edhe këtu). Si malok rebel i pandreqshëm, pashai ishte vazhdimisht në përplasje me otomanët gjatë mandatit të vet si qeveritar i Shkodrës, duke u munduar ta kthente qeverisjen e vet në principatë autonome. Mbetej në armiqësi po aq të vazhdueshme edhe me malazezët në veri, duke ua djegur qytetet në sulme të herëpashershme. Mish për dhëmbët e vet gjente vetëm brenda popullit të vet: toskun Ali Pasha Tepelena në jug, bashkë me bajraktarë të tjerë jugorë.  Ndërkohë që përp