Një kokëkrisur shqiptar për ju / An Albanian maverick, if you please
Kara Mahmud Pasha |
Copëz nga historia e Shqipërisë së epokës otomane.
I vrenjturi në portretin e mësipërm është
një përshkrim artistik i fisnikut shqiptar të viteve 1700, Kara Mahmud Pasha i
fisit të Bushatllinjve nga krahina e Shkodrës. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe
rënies së Shkodrës në duart e otomanëve, fisi i tij u konvertua në islamikë në
mënyrë që të ruanin tokat dhe bijtë e tyre, si edhe për të gjetur një mënyrë
për të vijuar kështu së qeverisuri mbi tokat e tyre (nuk e përjashtojmë se ka
tradhti edhe këtu). Si malok rebel i pandreqshëm, pashai ishte vazhdimisht në
përplasje me otomanët gjatë mandatit të vet si qeveritar i Shkodrës, duke u
munduar ta kthente qeverisjen e vet në principatë autonome. Mbetej në armiqësi
po aq të vazhdueshme edhe me malazezët në veri, duke ua djegur qytetet në sulme
të herëpashershme. Mish për dhëmbët e vet gjente vetëm brenda popullit të vet:
toskun Ali Pasha Tepelena në jug, bashkë me bajraktarë të tjerë jugorë.
Ndërkohë që përplasja me ta vijonte (se çfarë donin vallë toskët e labët në pjesët qendrore e veriore të Shqipërisë, është kureshtje më vete), Pashait iu qasën austriakët dhe rusët për t’i kërkuar ndihmë në përleshjet e tyre kundër otomanëve në Ballkan. E pranoi me kënaqësi ofertën, me kusht që këto fuqi ta mbanin premtimin për ta bërë më pas mbret të Shqipërisë. Nga ana tjetër, austriakët dhe rusët parashtronin si kusht konvertimin e Pashait sërish në krishterim, gjë që ai e pranoi. Megjithatë, Evropa kaherë e ka gjetur mënyrën si të mos i mbajë premtimet apo t’i përmbushë detyrimet karshi ne shqiptarëve. Në këtë rast, doli se qëllimi i vërtetë të austriakëve dhe rusëve ishte që t’ia merrnin tokat pashait dhe t’ia jepnin Malit të Zi, pasi ky t’i kishte prirë ushtritë e përbashkëta në fitore kundër turqve. Kur e mori vesh këtë, Pashai u tërbua pak fare nga zemërimi kundër pabesisë. Në 1788, ai e pështyu ofertën, ua preu kokat delegacionit ruso-austriak duke shpallur kështu se “Kjo është... Shkodra!”, dhe ua nisi pastaj sulltanit otoman si trofe. Ky i fundit “e fali” për kryengritjen (a thua se Pashait i bëhej vonë fort për faljen e tij!), por Pashai shpirtin kryengritës nuk e braktisi kurrë gjatë gjithë jetës. Madje sulltani e pa të arsyeshme të dërgonte ushtrinë për të rrethuar Shkodrën si në kohët e vjetra... por Pashai ia bëri të qartë se kjo ishte lëvizje e lajthitur. Ushtria e sulltanit u poshtërua.

Fakt shtesë për kureshtje: Një herë, kur qeveritari malazez Jovan Radonjić
pa se Kara Mahmud Pasha po i afrohej tokës së tij për ta sulmuar, ia vuri vetë
zjarrin shtëpisë dhe ia mbathi në territore venedikase për strehim.
A vignette of the history of Albania under ottoman rule.
The brooding man in the portrait below is the artistic depiction of
Albanian chieftain of the 1700s, Kara Mahmud Pasha of the Bushati tribe in the
Shkodra region. Following Gjergj Kastrioti's death and Shkodra's fall to the
ottomans, his tribe converted to Islam in order to keep their lands and sons,
and also find some way to continue ruling over their lands (treachery
nonetheless). Always the rebellious "malok" (Albanian slang for "highlander"), the Pasha was constantly in
conflict with the ottomans during his term as governor over Shkodra, striving
for an autonomous principality. Continually at odds with the Montenegrins in the
north, burning down their cities in attacks, he met his real match in his
compatriots: the Toskë Ali Pasha of Tepelena in the south, along other southern
chieftains.
In conflict with them (what did those Toskë and Lab want in the central and northern parts of Albania anyway?!), he was approached by the Austrians and Russians for help against the ottomans - which he was glad to offer if these powers kept their promise to make him king over Albania. The condition for this was his conversion back to Christianity, which he accepted. However, Europe has always had a way of not keeping her promises and meeting her obligations to us Albanians and, in this case, the Austrians' and Russians' true intentions were for the Pasha's land to be granted to Montenegro, once he had terminated the ottomans. Upon learning this, the Pasha went just a tiny bit red with fury. In 1788, he spit on their offer, beheaded the delegation in "This is Shkodra!" fashion, and sent their heads as trophies to the ottoman sultan, who "pardoned" him for his rebellion (as if he cared for his pardon), which he kept alive all his life. The sultan even thought of sending his army to siege Shkodra at one point... and was humiliated.

Bonus curious facts: When Montenegrin governor Jovan Radonjić once saw
Kara Mahmud Pasha approaching his land in attack mode, he set his own house on
fire and ran to Venetian territories for shelter.
Nevertheless, the Pasha died at Montenegrin hands years later,
decapitated by chieftain Bogdan Nikolić. His skull is still on display in the
Cetinje monastery.
Comments
Post a Comment