Tempuj dhe vejusha / Of temples and widows

Oferta e vejushës në tempull (Marku 12:41-44, Luka 21:1-4) / The widow's mite (Mark 12:41-44, Luke 21:1-4)


Kosova ka dhuruar 20 mijë euro si pjesë e fondit për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame pas zjarrit që ra muajt e fundit.

Kosova është një vend i varfër me shumë halle e sfida. Ndaj, shumë njerëz – sidomos anadollakët dhe intelektualët e vetëshpallur – thanë se dhurata ishte e pamend dhe se Kosova (edhe Shqipëria) kanë shumë monumente për të kuruar e mirëmbajtur për vete. Pak e menduan aq gjatë sa të thoshin edhe se monumentet tona aty ishin edhe para zjarrit në Notre Dame dhe ne prapë se prapë ndërtojmë si kanibalë përmbi amfiteatrin e Durrësit. Pak e menduan edhe se Notre Dame është e të gjithë racës evropiane, jo vetëm Francës. Ajo katedrale është ndërtuar në kohën e lavdishme shqiptare të principatave, atëherë kur ne ishim pamohueshmërisht pjesë e barabartë me sivëllezërit evropianë. Nuk është aspak për t’u habitur nëse thuhet se ka pasur edhe arbër mes punëtorëve që ndërtuan Notre Dame-n. Është e pamohueshme që kemi qenë pjesë e fondeve për ndërtimin e saj në atë kohë, duke qenë se ishim pjesë e Kishës Katolike.

Kosova dhuron 20 mijë euro të përvuajtura. Në Bibël është një pjesë tejet e ëmbël ku Jezusi dallon një person të padallueshëm mes një turme njerëzish “të mëdhenj”. Bëhej fjalë për një vejushë e cila po hidhte në thesarin e tempullit (i dyti dhe i fundit i shenjtë në Izrael) monedhat e fundit që i kishin mbetur për të mbajtur veten dhe fëmijën. Shumë e panë shtrembër – së pari, njerëzit “e mëdhenj” që e çmuan të përbuzshme ofertën e saj të paktë, e së dyti (nuk thuhet në Bibël, por mund ta supozojmë) të varfrit e tjerë si ajo, që ndoshta ai veprim mund t’u jetë dukur si papërgjegjshmëri nga ana e saj ndaj fëmijës së vet.

Por Jezusi përbuz dhuratat nga teprica e bollëku i dhjamosur i njerëzve “të mëdhenj” (me shumë gjasa, ashtu përbuz edhe ofertat e bankierëve dhe Makaronëve sot), por e veçon ofertën e asaj gruaje të ve si shembulli për gjithë ne të tjerët. Ajo kishte dhënë gjithë çfarë kishte dhe kishte mbetur pa gjë. Por, kur tempulli ende të qëndronte, askush nuk do të mund të thoshte se ajo nuk kishte kontribuar. Mund të mos ia mbanin mend shumë barkmëdhenjtë që ofruan thërrime nga bollëku, por Jezusi e mbajti mend dhe u sigurua që ta mbajmë mend edhe ne sot e 2000 vjet më vonë.

E dashur Kosovë! Zoti ta bekoftë dhuratën që bëre për këtë tempull që sa vjen e braktiset nga sivëllezërit e tu, ti që sivëllezërit të braktisën aq ligësisht në 1913. Mos i jep llogari askujt veç Zotit. Mbaje ballin lart që aq kishe për të dhuruar, se ajo shumë “e vogël” është shuma e zemrës që Zoti do. E as mos iu përkul fjalëve të varfanjakëve – atyre që janë vërtet të tillë për shkak të zemrës pa thesar. Ktheju pastaj tempujve të tu e ndriti.

Zoti ta shpërbleftë, Kosovë, duke të të kthyer tek Ai Vetë, siç e doje dhe e besoje në epokën para-anadollake.



Kosovo has donated 20,000 euros as part of the fund for the reconstruction of the Notre Dame Cathedral after the fire of the recent moths.

Kosovo is a poor country, with countless worries and challenges. That was why many people – especially the Anatolians (the word is used derogatorily in Albanian to describe those who suffer of nostalgia and sympathy of the Ottoman invasion and whose ways and thoughts are very oriental) and the self-proclaimed intellectuals – said the gift was senseless and that Kosovo (and Albania too) has plenty of monuments to curate and do maintenance work on in its own land. Few people thought long enough to say that our monuments were right there even before the Notre Dame caught fire and that even before that we kept constructing like cannibals on the Durrës amphitheatre. Few thought that the Notre Dame belongs to the entire European race, not only to the French. That cathedral was built during the glorious era of the Albanian principalities, when we were undeniably an equal part of the rest of the European brotherhood. We should not be surprised if someone says there were Arbër (the name of the Albanian nation back in the Middle Ages) too in the midst of the masons who built the Notre Dame. It is undeniable that we have been part of the original funds for its construction back then, considering we were part of the Catholic Church.

Kosovo gives 20,000 long-suffered Euros. In the Bible, there is a very sweet episode in which Jesus notices an unnoticeable person in the midst of a mob of “big” people. That person was a widow who was putting in the temple treasury (this was the second and last sacred temple in Israel) the last coins she had left to provide for herself and her family. Many saw her wrong – the first being the “big” people who deemed her small offering unworthy; the Bible does not say so, but I believe we may assume – the second ones were her fellow poor people, who perhaps thought this act of hers as irresponsibility on her part towards her own child.

Jesus, on the other hand, deemed unworthy the offerings “big” people gave out of their abundance (just as He most probably deems unworthy the offerings of bankers and the Macarons of today), while separating that widow’s offering as the model to be followed by us all. She had given everything she had and was now left with nothing. But, when the temple would continue standing, no one could ever say that she had not contributed. The big-bellied people who offered crumbles out of their abundance might not remember what she gave, but Jesus remembered and made sure we all do even over 2,000 years later.

Dear Kosovo! May the Lord bless the offer you gave to this temple which your brothers are abandoning in increasing numbers, just as they abandoned you so cruelly in 1913 (the London Conference of Ambassadors, which ruled the horrible division of Albanian lands, giving Kosovo and other areas to Serbia, some areas to Montenegro and some to Greece). You are accountable to no one but God. Keep your head high in having had to give only what you did give, because that “small” offering is the heart’s offering that the Lord wants. Do not bow to the gossiping of poor men, those who truly are poor due to a treasureless heart. And then do return to your temples and make them shine.

Kosovo, may the Lord reward you for this by returning you to Himself, in the same way you loved and trusted Him prior to the Anatolian era!

Comments

Popular posts from this blog

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.