Djepi me lis - ninullë
Njerëzit e dushkut (lisit), ata origjinalët. Ne, pra. Kjo ninullë e zonës së Kosovës gjendet në librin "Këngë popullore lirike (Ninulla)" të mbledhur nga Anton Papleka. Specifikimi i djepit të bërë prej druri dushku, druri dallues/i shenjtë i evropianëve vendas, ku ne jemi ndër më të lashtit, është i rëndësishëm si provë ndaj vetëdijes sonë racore/kombëtare në jetën e përditshme ndër shekuj. ************ Nina-nin’ djepin me dushk Nina-nin’ djepin me dushk, marsh i nuse me iqind krushk! Nina-nin djepin e bardhë, u rritsh me nanë e u rritsh me babë, u rritsh me krenë edhe me bajraktarë! Nina-nina, nina-nina, e shkofsh jetën me shum’t’mira, e dalsh n’bjeshka e n’rudina! E nina-nin’, ty t’pastë nana, nu t’l’e nana pa tre mitana, e ty s’ta le xhepin pa franga. Nina-nin, Zoti të rritë, t’i vnon nana dhent’dhe dhitë, del rudinave për gjith’ditë, tuj vikat’ dhe pushk’tuj qitë. Nina-nin, po t’përkundi, djali i dadës, ty t’marrt’gju