Copëz nga prania shqiptare në Misirin fort të largët

"Vallja e shpatave ose valle arnaute" - nga Jean-Léon Gérôme, 1885


Folkloristi Spiro Dine shprehet si vijon për praninë e shqiptarëve në Misirin e largët (Egjipti sot) nën kohën e perandorisë otomane:

“...për fat të mirë atë kohë, ndodheshin edhe shqiptarë shumë në Egjipt, ngado të shkoje, do të piqje shqiptarë. Karakollët e Kajros qenë plot me gegë e toskë. Këngët e vallet nuk reshtnin: bozuku, tamburaja, bakllamaja buçitnin në të katër anët, na dukej sikur gjendeshim në Shqipëri; tregu i armëve , përveç shqiptarëve tjatër nuk kish, më të shumët gegë myslimanë e të krishterë mirditas, prandaj gjeta kohë të mbledh nga të dy anët (dialektet) prej gegëve dhe toskëve.” (nga vepra e tij “Valët e detit”, cituar nga Gjergj Zheji në librin e tij “Folklori shqiptar”).

(Në foto, një "arnaut" në Kajro (looking yll :-), dhe Muhamed Pasha i Egjiptit që ndërton një flotë të re.)


Comments

Popular posts from this blog

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.