Djepi me lis - ninullë


Njerëzit e dushkut (lisit), ata origjinalët. Ne, pra.

Kjo ninullë e zonës së Kosovës gjendet në librin "Këngë popullore lirike (Ninulla)" të mbledhur nga Anton Papleka. Specifikimi i djepit të bërë prej druri dushku, druri dallues/i shenjtë i evropianëve vendas, ku ne jemi ndër më të lashtit, është i rëndësishëm si provë ndaj vetëdijes sonë racore/kombëtare në jetën e përditshme ndër shekuj.

************
Nina-nin’ djepin me dushk

Nina-nin’ djepin me dushk,
marsh i nuse me iqind krushk!
Nina-nin djepin e bardhë,
u rritsh me nanë e u rritsh me babë,
u rritsh me krenë edhe me bajraktarë!
Nina-nina, nina-nina,
e shkofsh jetën me shum’t’mira,
e dalsh n’bjeshka e n’rudina!
E nina-nin’, ty t’pastë nana,
nu t’l’e nana pa tre mitana,
e ty s’ta le xhepin pa franga.
Nina-nin, Zoti të rritë,
t’i vnon nana dhent’dhe dhitë,
del rudinave për gjith’ditë,
tuj vikat’ dhe pushk’tuj qitë.
Nina-nin, po t’përkundi,
djali i dadës, ty t’marrt’gjumi,
ti m’u rritsh me shum’vllazni
e e çofsh motin me shoqni,
te tan’bota t’marrtë lakmi!

(Kosovë, 1944)

Comments

Popular posts from this blog

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ullinj të përgatitur në shtëpi

Buzmi, festa autoktone evropiane dhe totemi i dhisë mes shqiptarëve