Shenjtori pa kokë, profeti më i madh / The headless saint, the greatest of prophets

“Salomeja me kokën e Gjon Pagëzorit”, nga Caravaggio, 1610 / "Salome with the head of John the Baptist" by Caravaggio, 1610
Sot shënohet martirizimi i Gjon Pagëzorit, një datë e krijuar në nderim të tij nga kishat tradicionale. Profeti i fundit nga Izraeli për Izraelin ishte vërtet njeriu më i madh që ka lindur ndonjëherë nga një grua, profeti më i madh i çdo kohe, siç tha edhe Jezusi. A ka vallë të vërtetë profetike më të madhe se shpallja e ardhjes së Shpëtimtarit?

Në këtë ditë, Gjoni vdiq me prerje koke sipas urdhrit të një pushtetari të dobët të martuar me një grua zemërake që ishte njësoj e përdalë si edhe ky “bashkëshort” i saj. Urdhri për vrasjen e Pagëzorit u krye me anë të manipulimit të një vajze të bukur, ndoshta edhe të pafajshme(?) me mendje prej bibe, e përdorur njëlloj nga burra e gra të pavlerë, siç ndodh shpesh edhe sot. Me siguri, Gjonit kjo as që i shkoi ndër mend, por vdekja e tij tingëllon shumë si... tërbim feminist.

Vdekja e tij është ogur për çfarë do të ndodhte me popullin “e zgjedhur” në tërësi: e vërteta nuk do të vinte më prej tyre, pasi vepra e Krishtit të kryhej dhe Fryma e Shenjtë të zbriste mbi besnikët e çdo race a kombi. Trupi pa kokë është në fakt metaforë e popullit me thirrjen e veçantë që thuajse tërësisht dështojnë në thirrjen e tyre për mirëpritjen e Mesisë, duke e ndarë kështu veten kahera nga trupi i Krishtit, që është kisha, dhe prej Krishtit që është kreu i kishës. Them pothuajse, sepse kisha e lavdishme lindi pikërisht mes tyre dhe vijoi t’i mbante sytë kah Jerusalemi deri në shkatërrimin e qytetit më 30 gusht të vitit 70 pas Krishtit. Por për këtë do të flasim nesër.


The martyrdom of John the Baptist is marked today. The last prophet from Israel to Israel was indeed the greatest man born from a woman, as Jesus put it, the greatest of prophets. What greater prophetic truth is there than announcing the coming of the Saviour?

John met his death by beheading at the order of a weak man in power married to an angry woman of the same debauchery as her "husband". The order for his death was executed through the puppeteering of a bimbo-minded – dare I say innocent? – beautiful girl, used by both unworthy men and women alike, like many cases today. I'm sure this never crossed John's mind, but his death looks so much like... feminist wrath.

His death foreshadowed what was to come upon the chosen people as a whole - the truth would no longer come from them after the work of Christ on earth was done and the Holy Spirit descended on the faithful of all races and nations. His headless body is indeed a metaphor of the distinctly called people almost utterly failing their call to welcome the Messiah, perennially separating themselves from the body of Christ – the church – and from Christ Who is the head of the church. I say almost, because the glorious church was born in their middle and remained with eyes on Jerusalem until the city's destruction in 30 August, 70 AD. But that will be a topic for tomorrow.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.