Beteja e Dytë e Kosovës më 1448, ajo për të cilën Serbia hesht

Prezantim arti otoman i një ushtari të turqve që rrëzon me lak dhe mposht një kalorës hungarez nga Beteja e Kosovës, 1448. Vihen re tiparet mongoloide të turkut të hershëm para përzierjes me evropianët.

Serbia me të drejtë ka lidhje të pashqitshme shpirtërore me Kosovën. Sot është dita kur Serbia heroike ia shiti Ballkanin Turqisë në Betejën e Dytë të Fushë-Kosovës, më 1448.

Ballkani ra në ferrin otoman në tri data madhore, që do të kishin qenë me shumë gjasa të shmangshme po të ishte për fqinjë më të mirë. Në 1453, ra Bizanti i madhërishëm, pasi perëndimi e mendoi të paarsyeshme kërkesën e Skënderbeut për një kryqëzatë kundër turkut të drejtuar prej tij. Të gjithë mbajtën zi dhe vajtuan për Bizantin më pas.

Më 1448, Krajl Brankoviçi i serbëve e pa të padenjë për veten kërkesën e prijësit hungarez Huniadi për t’iu bashkuar forcave të tij kundër turqve që po qaseshin në Fushë-Kosovë. Ishte e padenjë për Brankoviçin të kalëronte si i dyti pas Huniadit në ushtri.

Ky krajl e pa të arsyeshme dhe më krenare të bënte aleancë me turkun, duke i bllokuar Skënderbeut hyrjen dhe kalimin nëpër territoret serbe për t’i shkuar në ndihmë miqve të tij Huniadit, rumunëve dhe kryqtarëve të tjerë. Krajli e bëri gjithashtu shumë të vështirë edhe ecjen e ushtrisë hungareze dhe aleatëve të tjerë drejt Fushë-Kosovës, duke i dhënë përparësi të madhe forcave turke, të cilat tashmë kishin tashmë avantazh të madh në numra dhe artileri.

Tri ditë zgjati beteja, dhe forcat kryqtarë u mposhtën, sigurisht. Sot Serbia nuk e mban mend mirë këtë, dhe valëvit në çdo forum flamurin e ortodoksisë. Përvoja historike tregon se, të kish qenë edhe Skënderbeu në atë betejë, rezultati do të kish qenë krejt ndryshe. Por qe e thënë t’u jepej shkas turqve për ndonjë skenë “epike” e “heroike” nëpër telenovelat e tyre “heroike”, si dhe Serbisë për të shtuar pa turp ndonjë nga ato thirrjet patetike “Kosovo je Srbija”. Çdo komb ka faje të mëdha, por shitjet ndaj pushtuesve si kjo janë pothuajse të pafalshme.

Ah, se për pak harrova! Krajl Brankoviçi gjithashtu i kaloi trupat e tij në mbështetje të sulltanit. Ishte më e denjë për të të ishte vasal i turkut se i dytë ndaj hungarezit.

Kur më në fund Skënderbeu arriti në vendin e luftimeve, beteja ishte mundur dhe koalicioni i krishterë ishte thyer keqas. Në zemërim të kësaj mynxyrë, ai dhe ushtria e tij u kthyen kundër serbëve dhe dogji e shkatërroi ç’i panë sytë nga territoret e Viçit. Nuk thonë kot për të që është kampion i Krishtit dhe shpatë drejtësie hyjnore.

Në pranverën e vitit vijues, sulltani u kthye vendçe kundër Skënderbeut tashmë të lënë pa aleatë të afërt. Nuk ia mori mendja sulltanit se do t’i duheshin edhe 30 vjet të tjera që ta vinte poshtë këtë pëllëmbë tokë shkëmbore në brigjet e Adriatikut e Jonit. Ky vend nuk kishte një Viç në krye.

Ballkani ra përfundimisht në ferrin otoman (ende të ndjeshëm) në 1478 me rënien e Shkodrës. Perdja e errët u tërhoq dhe Ballkani – sidomos ne, nën kujtesën e mirë e zemërake të turkut – ra në gjumë-mort për 500 vjet.

Po, vërtet, Kosova është Shqipëri.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.