Posts

Showing posts from February, 2020

Feralia, dita e nderimit të paraardhësve të ndjerë

Image
Në Romën e lashtë, data 21 shkurt shënonte një ritual që quhej Feralia. Kjo ishte ditë kushtuar nderimit të paraardhësve dhe kujtimit të tyre, duke mbajtur kështu gjallë rrethin dhe vijimësinë e pandërprerë të jetës nga një brez në tjetrin. Para kësaj dite, ishte edhe festivali nëntëditor i Parentalias, i cili, nga vetë emri, ishte në përkushtim të të parëve që kishin ndërruar jetë. Në ditën e Feralias, romakët çonin oferta në varrezat e njerëzve të tyre të dashur. Në këto, k ryesoret ishin një kurorë (lulesh, degësh a kallëzash), një grusht grurë, pak kripë, bukë të ngjyer në verë dhe manushaqe. Pa hyrë në shumë detaje për simbolikën e secilës ofertë, është e qartë se të gjitha janë prodhime toke që të kujtojnë bollëkun që merret prej të njëjtës tokë ku edhe të parët janë varrosur. (Jo më kot, Hadesi në lashtësi ishte edhe hyji i botës së përtejme, edhe i bollëkut.) Mendohet nga historianët se kjo festë e ka zanafillën nga heroi trojan/ilir Enea, që emigroi në Itali pas djeg

"Natë çame" - poezi nga Bilal Xhaferri

Image
Ndali çapin kopeja e ulqve Në errësirën e thinjur me flokë bore. Ndali çapin pranë staneve të heshtura Kopeja e egër e pyjeve çame. S’dëgjohen të lehura, s’dëgjohen blegërima, Nuk duken më zjarret ku dremitin çobenët. Vetëm deti rreh bregdetin me dallgë pa pushuar, Vetëm hëna porsi dele e ndarë nga kopeja Nëpër shtigjet e reve baret e vetmuar. Ndali çapin kopeja e ulqve Dhe përgjon e uritur në errësirën thinjoshe. Ku ini ju çobenë me gunat e bardha? Ku i kini delet që blegërinin kullotave? Ku i kini qiprat, ku këmborët si këmbana? Ku i kini qent e staneve, që ulurinin si luanë? Murrot, balot, gudot – armiqtë tanë të vjetër? Ku janë që t’u tregojmë me çatallet e hekurt Sesi në shesh të luftës luftohet për jetën? Hesht në errësirë Çamëria shkretëtirë, vetëm dallga rreh parreshtur shkëmbenjtë kryeulur Dhe jehona e saj e gjerë nëpër natën joniane Përzihet me ulurimën e ulqve të uritur. Bilal Xhaferri, 2 nëntor 1935 - 14 tetor 1986.

Malli i atdheut

Image
Pamje nga Xhelezaj, Kavajë "Kur vete njeriu, i lirë e i vetëm, larg atdheut – viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit e një mijë gjëra që vihen re ndër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën e të bëjnë jo të harosh Shqipërinë, po të mos të vejë tek ajo aq dendur mendja. Më tutje, si ngopen sytë së pari ndryshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di ç’të mungon, s’di se ç’të duhet. Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e, pikë së pari herë-herë, mbastaj më dendur e më në fund shpesh e pothuaj kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e u rritëm, ku qajtëm foshnja e ku lozëm djelm, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit, që, me gjithë ca të liga që ka, është kombi ynë, e më tepër kujtimi e dëshira e etja e gjuhës sonë ta shtrëngojnë e ta dërrmojnë me të vërtetë zemrën. Ah, malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush

Foshnja që thërrmoi qytetërimet

Image
"Adhurimi i foshnjës", nga Francesco di Giorgio Kjo pikturë e Francesco di Giorgio (1439-1501) është frymëzimi im për të menduar për Krishtlindjen këtë vit. E titulluar “Adhurimi i fëmijës”, vepra paraqet foshnjën Krisht shtrirë në dhé, me kokën mbështetur në një bllok mermeri që duket si i shkëputur nga harku në sfond. Rreth Tij janë të mbledhur personazhet e mirënjohura të Krishtlindjes: Maria, Jozefi, engjëjt, barinjtë, kafshët e grazhdit. Mahnitja me këtë foshnjë është e qartë në fytyrat e personazheve qiellorë e atyre tokësorë njësoj. Në pikturat e epokës së Rilindjes si kjo, sfondi shpeshherë ka të paktën të njëjtën peshë sa vetë personazhet e paraqitur. Pikërisht sfondi është edhe elementi që duket se është protagonist bashkë me foshnjën Krisht në këtë pikturë. Nga pas pjesëmarrësve në Krishtlindjen e parë duket një hark mermeri që lë të kuptohet se dikur ka qenë madhështor e tashmë i çarë më dysh e gati në rrënim. Sikur thotë se guri nga qielli që profetiz