Merr




Ka mbetur veç shpirti,
veç ai ka mbetur.

Shtresat e zgjyrës pse gërvishtin
kur dalta Jote godet?


Nxirrmë nga kjo furrë,
zjarrin Tënd si mund ta duroj?

Ka mbetur veç shpirti,
e ai kohë më parë t’u dha.


Pse thua se shumë më shumë
duhet të të përkas?

Thesaret nga duart pse m’i shqit?
Të zotërosh përgjysmë s’mundesh?


Ka mbetur veç shpirti,
e as ai i imi nuk është.

A do të durosh me mua
në zjarrin ku më ke hedhur?


I Yti është dhe shpirti,
asnjë pasuri nuk kam.

Veç Ti ec krah meje në zjarr
e drejtomë si të dal.



Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.