Posts

Showing posts from March, 2019

Dragoi i Dragobisë / The dragon of Dragobi

Image
Bajram Curri, Hero i Popullit (16 janar1862 - 29 mars 1925) / Bajram Curri, Albanian People's Hero (January, 16th 1862 - March 29th, 19225) Bajram Curri vdiq më 29 mars të vitit 1925, në një shpellë në Dragobi, krahinë që e merr emrin nga krijesa mitike shqiptare e trimit me fletë, dragoit. Dragua ishte edhe ai. Lindur në një familje agallarësh më 1862, kur Shqipëria ende lëngonte nën zgjedhën otomane dhe veriu vuante shtesë nën sulmet serbe e malazeze, rrugën e lirisë me armë në dorë e mësoi nga i ati, që luftoi si kryengritës kundër taksave të rënda turke dhe nizamit të detyruar. Ati i tij ishte mes mbi 400 të vrarëve nga forcat e Lidhjes së Prizrenit më 1878 në një keqkuptim të madh krenarie mes shqiptarëve. Mbledhjet dhe nismat e tij në zonën e veriut dhe Dardanisë për lirinë e shqiptarëve ishin të shumta e të njëpasnjëshme, duke luftuar e duke u ruajtur   nga dy palë armiq njëkohësisht: turq e serbë. Nuk frikohej, as përtonte të merrte pjesë vetë edhe kur puna shko

Njeriu është me afat / The deadline on man

Image
"Plaku dhe i riu", skicë nga Leonardo da Vinçi / "Old man and youth", sketch by Leonardo da Vinci Në 2014, po prisja një shoqe e n dërkohë po lexoja një libër në anë të rrugës, e më afrohet një i moshuar e më thotë: “Çfarë thotë libri, do bëhet më mirë a më keq bota?” Kështu nisi një bisedë në lidhje me Zotin, dhe ai ishte i bindur se Zoti i mban ca më shumë me hatër e ca të tjerë më pak. Nga fundi, më tha: “Po mirë, pse nuk më godet tani Zoti mua, që po flas kështu për Të?” “Po të mban me hatër!”- i thashë. Ngeli për momentin e pastaj e kaloi bisedën te lëvdatat për Enver Hoxhën. Çfarë shikimi pati kur i thashë se heroi i tij ka shum ë gjasa të jetë në ferr tani! Më bëri të rivlerësoj lumturinë e njohjes së Perëndisë në një moshë të re, kur shpirti është ende i freskët dhe kërkues. “Kërkoni Zotin ndërsa mund të gjendet, e thirrni ndërsa është afër.” – Isaia 55:6 Nuk e di nëse zotëria i moshuar jeton ende, apo nëse e ka gjetur hatrin e Zot

Një qerre karrierë / A chariot of a career

Image
Pamë dritën! / We saw the light! Fjala “ karrierë ”, origjina dhe domethënia e saj. Fjala “ karrierë ” e ka origjinën nga fjala latine “carrus”, që do të thotë një karrocë me rrota që, në kohën e qytetërimit romak, përdorej kryesisht për gara si ato që shohim te filmi “ Ben-Hur ” a të tjerë. (Vetë fjala “ carrus ” me shumë gjasa vjen nga fjala shqipe “ qerre ”.) Mund të thuhet, pra, se ideja origjinale për konceptin e karrierës është ajo e një gare marramendëse, ku shumëkush mbetet i lënduar apo i vrarë, teksa karroca e tij me rrota rrëzohet pashmangshmërisht përpara furisë së fitimtarit... apo para mungesës së skrupujve nga ana e këtij të fundit, apo mungesës së energjisë nga humbësi, si të jetë rasti. Ky është shpjegimi pothuajse romantik. Të paktë janë ata që mendojnë edhe për faktin se “ carrus ” romak nënkuptonte edhe se ky mjet është, në fund të fundit, mbartës barre. Kafsha e barrës këtu është sigurisht kali që tërheq karrocën, por njeriu që e drejton rrezikon

Kthim në Dodonë, nga ana e Tomorrit/ Return to Dodona, by the Tomorr route

Image
Andon Zako Çajupi / Albanian writer of the National Renaissance era (late 1800s - early 1900s) Gëzuar Ditëlindjen, Andon Zako Çajupi! Ta kuptoj mirë mallin e madh për besën e vjetër. Të lashtët tanë, ata të hershmit fare dhe ata që e ruajtën gjakun, adhuronin Zotin që i gjëmonte zëri në vetëtimë e bubullimë përmbi Dodonën. Ia njihnin zërin, frikën dhe bukurinë Zotit të vërtetë. T a kuptoj edhe shikimin prej shqiptari që e ka mburrje të jetë shqiptar. Kur Dodona ra e u rrënua prej Bizantit por edhe prej harresës së Zotit dhe ngatërrimit të Tij me idhuj pa fund, Tomorri ishte shtëpia e dytë e adhurimit shqiptar. Altari i Zojsit/Zeusit (prej nga kemi emrin Zot) quhej "temena". Priftëreshat e Tij quheshin "tomorica". Besoj është e qartë pse quhet Tomor mali dhe pse ende sot vijojnë therjet atje, sërish për idhuj pa vlerë. Harresa na ka vrarë gjithmonë frymën dhe identitetin. Çajupi ishte nga familje ortodokse. Ndaj edhe thirrja për kthim në Tomor nuk është b