Dragoi i Dragobisë / The dragon of Dragobi

Bajram Curri, Hero i Popullit (16 janar1862 - 29 mars 1925) / Bajram Curri, Albanian People's Hero (January, 16th 1862 - March 29th, 19225)

Bajram Curri vdiq më 29 mars të vitit 1925, në një shpellë në Dragobi, krahinë që e merr emrin nga krijesa mitike shqiptare e trimit me fletë, dragoit. Dragua ishte edhe ai.

Lindur në një familje agallarësh më 1862, kur Shqipëria ende lëngonte nën zgjedhën otomane dhe veriu vuante shtesë nën sulmet serbe e malazeze, rrugën e lirisë me armë në dorë e mësoi nga i ati, që luftoi si kryengritës kundër taksave të rënda turke dhe nizamit të detyruar. Ati i tij ishte mes mbi 400 të vrarëve nga forcat e Lidhjes së Prizrenit më 1878 në një keqkuptim të madh krenarie mes shqiptarëve.


Mbledhjet dhe nismat e tij në zonën e veriut dhe Dardanisë për lirinë e shqiptarëve ishin të shumta e të njëpasnjëshme, duke luftuar e duke u ruajtur  nga dy palë armiq njëkohësisht: turq e serbë. Nuk frikohej, as përtonte të merrte pjesë vetë edhe kur puna shkonte tek armët, i përkushtuar gjithmonë ndaj moslëndimit të popullsisë civile, parim ky që armiku nuk e respektonte si ai.

Ia arriti më në fund Shqipëria të bëhej e çliruara e fundit e Ballkanit më 1912, kur burrat e dheut, dragonjtë e përtërirë, u mblodhën bashkë në një frymë, në një qëllim, në një sakrificë. Por një popull i vogël e i copëtuar prej 500 vitesh nuk merrej parasysh njëlloj prej fuqive të mëdha. E kobshmja Konferencë e Paqes në Londër më 1913 la jashtë shtëpisë dhe vuri të huajin krye përmbi gati gjysmën e popullit shqiptar.

Sikur hasmi të mos mjaftonte, dheu kishte edhe vemjet e veta të dëshiruar më shumë për tituj e pasuri për vete se për komb e vatan të papërdhosur. Bajram Curri drejtoi kryengritje fillimisht kundër forcave serbo-malazeze të flakëruara nga vendimi i pabesë i Fuqive të Mëdha, e pastaj mësyu kundër përçarësve të brendshëm të udhëhequr nga Esat Pashë Toptani në Shqipërinë e Mesme në të cilin manipulimi e shfrytëzimi turk donte edhe ca kohë të zhdukej mirë. Vijoi vite më tej veprimtaria e tij brenda e jashtë kufirit londinez të Shqipërisë me shpresën punëtore të kthimit në shtëpi të lirë për të gjithë.

Ato ishin kohë kur Shqipëria ende lindte dragonj, të mendjes e të pushkës, të penës e të pushtetit. Një armiqësi legjendare po lindte mes bajraktarit Bajram Curri dhe mbretit të ardhshëm të Shqipërisë Ahmet Zogu. Në liri, shqiptarët kanë prirjen fatkeqe të luftës mes vëllezërish.


Mbreti Zog i Shqiptarëve / King Zog of the Albanians

Ahmet Zogu ishte yll në ngritje në politikën dhe shtetin foshnje shqiptar. Për shumë, ai ishte dhe mbetet udhëheqësi që i duhej Shqipërisë asokohe; jo më i miri, por ai me vizion, vullnet e mungesë të mjaftueshme skrupujsh për t’i çuar gjërat në vend të vet. Për të tjerë, si për zotërinj e pushkatarë të mëdhenj si Bajram Curri e mendimtarë si Fan Noli, Zogu ishte përçudnim i shpirtit shqiptar dhe e kundërta e aspiratave të kombit. Ka nga ne që mendojnë se edhe njerëzit më të mëdhenj zgjedhin gabim.


Në Lëvizjen e Qershorit 1924 të udhëhequr nga Fan Noli, Bajram Curri ishte në krye të forcave të armatosura të kësaj lëvizjeje revolucionare që arriti ta hidhte poshtë Ahmet Zogun, asokohe kryeministër. Me t’u rivendosur rregulli në vend, ashtu si Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi dhe Isa Boletini para tij kishin qenë në Londër për të përfaqësuar kombin, Curri bashkë me Nolin dhe sërish Gurakuqin e paraqitën çështjen shqiptare e sidomos të pjesës së Dardanisë para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë.

Por revolucionet, edhe ato prej kokave të mëdha, kanë prirjen të hahen përbrenda. Nuk kaloi shumë kohë dhe marrëdhënia me Nolin u këput kur ky e nxori në pension në vend të përfshirjes në qeverinë e tij. I fyer nga mosmirënjohja e shpërfillja, ai u shkëput nga jeta publike dhe u tërhoq në Dragobinë e tij.

Me ikjen e tij, ngadalë-ngadalë do të ikte edhe revolucioni. Nuk ishte koha për atë lloj qeverisjeje mes shqiptarëve, dhe Ahmet Zogu, udhëheqësi ambicioz sa edhe pragmatik dhe njohës i mirë i kombit të vet dhe të tjerëve përqark, e mori sërish pushtetin. Kësaj here do të bëhej president e më pas mbret i shqiptarëve. Me gjithë të metat, regjimi i tij mbetet ende sot standard i paarrirë në historinë e Shqipërisë pas pavarësisë.

Zogu ruante nderim për Bajram Currin, pavarësisht përplasjeve alla shqiptarçe. Me ardhjen në pushtet, ai i shkruan disa herë Bajram Currit që duhej të largohej për ca kohë nga Shqipëria për t’i shpëtuar kështu dëshirës për hakmarrje nga grupe besnike Zogut e që kishin hesape të vjetra me Currin. Si malësor, ai as që i hapte letrat, me mendjen të ndarë për të vdekur, nëse qe nevoja, në vendin që nuk e kishte braktisur kurrë. Më 29 mars 1925, forcat e xhandarmërisë nën udhëheqjen e Hasan bej Kryeziut, të cilit Zogu asokohe i detyrohej shumë e nuk mund t’i thoshte ndal, e rrethuan Bajram Currin në një shpellë në Dragobinë e tij. Aty vdiq, si dragua, njësoj siç kishte jetuar. Mbetet sot nga të paktët njerëz në botë me një qytet të emëruar në nderim të tij.

Fan Noli shkroi për të elegjinë e famshme për një mik të humbur.

Fan Noli, prift shqiptar ortodoks, shkrimtar dhe kryeministër / Fan Noli, Albanian Orthodox priest, writer and Prime Minister

Shpell’ e Dragobisë (Elegji për Bajram Currin)


“Kur tufani e çthuri fenë,
Kur tirani e krrusi atdhenë,
Mi një brek të Dragobisë
Priret Flamur’ i lirisë.


Atje nisi, atje mbaroj,
Atje krisi, atje pushoj,
Rrufe-shkab’ e Malësisë,
Në një shkëmb të Dragobisë.


Vendi dridhej, ay mbeti
Se s’tronditej nga tërrmeti.
Dif drangoj i Dragobisë,
Trim tribun i Vegjëlisë.


O Bajram, bajrak i gjallë,
More nam me gjak në ballë,
Te një shpell’ e Dragobisë,
Yll i rrall’ i burrërisë.


Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,
Po ti s’vdiqe, or Baba,
As te shkëmb’ i Dragobisë,
As te zëmr’ e Djalërisë.


As je vrar’ e as po vritesh
Legjendar Ante po rritesh.
Dithiramb i Dragobisë,
Tmerr, panik i mizorisë.


Me Zjarr Shenjt u-ndrit kjo shpellë.
Gjer në qjell u-ngrit Kështjellë
Për çlirimn’ e Shqipërisë
Katakomb’ e Dragobisë.”




Bajram Curri died on March 29, 1925, in a cave in the Dragobi area which takes its name from the creature of Albanian mythology of a winged brave man (in Albanian, the word “dragon” refers to such a winged creature distinguished for bravery and powers beyond the normal). He too was a dragon.


Born in 1862 in a family of lords and flag holders, when Albania still suffered under the Ottoman yoke and the northern areas suffered additional attacks from Serbs and Montenegrins. He was taught the path of freedom via armed resistance by his father who fought as a rebel against the heavy Turkish taxes and the forced military service (nizam). His father was among the over 400 killed by the Prizren League forces in 1878 in a grave misunderstanding of Albanian vanity.

He was the leader behind many gatherings and initiatives on the northern areas and Dardania (Kosovo’s true name) for Albanians’ freedom, fighting and keeping guard against two sets of enemies simultaneously – Turks and Serbs. He did not fear for his life, nor was he too lazy to personally participate even when arms where necessary, with a commitment to never cause harm to civilians – a principle his enemies did not share with him.

Albania was finally able to set herself free, the last in the Balkans to do so, in 1912, when the men of the soil (“burra të dheut” is an Albanian idiom to mean brave fighters, as a reference to the giants of mythology), the renewed dragons got together in the same spirit, with the same goal, and sharing the sacrifice. A small nation torn to pieces for 500 years was however not given due consideration by the great powers that be. The notorious London Peace Conference in 1913 threw out of the national home almost half of the Albanian people, putting strangers to rule over them.

If a stranger enemy was not enough, the soil was full of its own worms, greedy for more titles and riches and not for a prosperous nation and country. Bajram Curri first led uprisings against the Serbian-Montenegrin forces, now ignited by the treacherous decision of the Great Powers; he then attacked the inner separatists led by Esat Pasha Toptani in Central Albania, a region that needed yet some time to be freed for good from Turkish manipulation and exploitation. Curri then continued his activity within and out of Albania’s London borders, with the active hope for all to be brought back to a free homeland.

Those were times when Albania kept producing dragons, of mind and rifle, of pen and power. A legendary enmity was rising up between the flag holder Bajram Curri and the future king of Albania Ahmet Zogu. When in freedom, Albanians have the unfortunate tendency toward brother wars.

Ahmet Zogu was a rising star of Albanian politics and the infant Albanian state. To many, he was and still is the leader Albania needed back then – not the best, but the one with the vision, the will, and the necessary lack of scruples to put things in order. To others, such as to great lords and fighters like Bajram Curri and thinkers like Fan Noli (Albanian Orthodox priest, writer, politician, and briefly Prime Minister of Albania in this era), Zogu was a deformation of the Albanian spirit and the opposite of the national aspirations of the time. There are those of us who think that great men choose wrongly too.

In the June Movement of 1924, led by Fan Noli, Bajram Curri led the armed forces of this revolutionary movement that was able to overthrow from power then Prime Minister Ahmet Zogu. Once order was restored, Curri joined Fan Noli and Luigj Gurakuqi to represent the Albanian people’s – especially that of Dardania – case in front of the League of Nations in Geneva, the same way Ismail Qemali, Isa Boletini and Gurakuqi had represented the nation in London after the Independence.

Revolutions, however, have a way of eating their own. The principle does not change even when they are led by great minds. Shortly, Bajram Curri’s relationship with Noli was broken when he – once a Prime Minister – opted to have Curri retire rather than appointing him a minister in his government. Offended by the ingratitude and disregard, he detached from public life and withdrew to his Dragobi.

With him gone, so would the revolution too shortly after. It was not the time for Albanians to be governed that way, and Ahmet Zogu – the ambitious and pragmatic leader who knew very well his nation and the others surrounding it – regained power. This time around, he would become President and later on King of the Albanians. With all his shortcomings, his regime remains today an unsurpassed principle in the history of Albania after Independence.

Zogu still honoured Bajram Curri, regardless of their Albanian-style confrontations. Upon his return to power, he wrote Curri several times advising him to leave Albania for some time so as to escape the desire for revenge loyal groups to Zogu, groups that had unfinished business with Curri. Being the highlander he was, he did not even open the letters, resolved to die – if necessary – in the land he had never left behind. On March 29th, 1925, gendarmerie forces led by Hasan Bey Kryeziu – to whom Zogu owed a lot at the time and could not block – surrounded Bajram Curri in a cave in Dragobi. He died there, like a dragon, the way he had lived. He is today among the very few people with a city named after him.

Fan Noli wrote the above elegy – “The Dragobi cave, an elegy to Bajram Curri” – for his long-lost friend upon his death. It will have to remain a privilege of speakers of Albanian, as I would not do it justice in translating it.








Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.