Posts

"A minor bird" - a poem by Robert Frost

Image
"I have wished a bird would fly away, And not sing by my house all day; Have clapped my hands at him from the door When it seemed as if I could bear no more. The fault must partly have been in me. The bird was not to blame for his key. And of course there must be something wrong In wanting to silence any song."

Riti i betimit me lis në Eposin shqiptar

Image
Pema e lisit në rrënojat e temenos-it të Zeusit në Dodonë, Epir. Temenos ishte vendi ku viheshin ofertat për hyjnitë. Prej kësaj kemi edhe fjalën shqipe "temena" dhe shprehjen "t'i bësh temena dikujt", sepse nënkupton nderimin për dikë a thua se është mbinjeri. Në këtë shprehje, populli ka ruajtur krenarinë personale duke na kujtuar se nderimet mbinjerëzore i takojnë veç Zotit, ndërsa njerëzit janë njerëz si ne... edhe mbreti vetë. Riti i betimit me lis nga Dodona deri në malësitë e thella të veriut shqiptar paraqitet në këtë pjesëz të bukur nga Eposi i Kreshnikëve. Një komb, një traditëm nga jugu në veri. Pjesa më poshtë është nga kënga “Bejlegu ndërmjet dy vllazënve të panjoftun” . Hyso Radoica (ilir i Shqipërisë) ka rrëmbyer bashkëshorten e Arnaut Osmanit (ilir i Bosnjës, i bërë mysliman para shqiptarëve?), dhe ky i fundit përbetohet mbi një copë lisi për t’i kërkuar ndërhyrje krajlit që t’ia thërrasë Hyson në duel. Dueli e më pas pajtimi ndodh në J...

"A passing glimpse" - a poem by Robert Frost

Image
"I often see flowers from a passing car That are gone before I can tell what they are. I want to get out of the train and go back To see what they were beside the track. I name all the flowers I am sure they weren't; Not fireweed loving where woods have burnt-- Not bluebells gracing a tunnel mouth-- Not lupine living on sand and drouth. Was something brushed across my mind That no one on earth will ever find? Heaven gives its glimpses only to those Not in position to look too close."

Tradita kombëtare si ungjilltari i parë për Krishtlindjen.

Image
Dielli lind në dimër, sado i brishtë të na duket. Gëzuar ardhjen e dimrit! Sot, në solsticin dimëror, drita e diellit tërhiqet në ditën e saj më të shkurtër dhe i lë vendin errësirës dimërore. Do të rilindë sërish me ardhjen e solsticit pranveror, ku dita nis të bëhet gjithnjë e më e gjatë se nata, duke vijuar fitoren e dritës pikërisht sot në solstic të dimrit: sot është vërtet dita me më pak dritë dielli, por që sot e më tej dita vjen vetëm duke u zgjatur. Dimri i rëndë e bën verën të mirë, thuhej në një libër dikur. Ky është sezon tejet i rëndësishëm i historisë sonë të përbashkët kombëtare dhe gjithë psikikës e shpirtit evropian më në gjerësi. Jemi popuj të vjetër, me bollëk traditash. Traditat tona në tokën e dimrit dhe dashurueses së diellit dhe ardhja e Shpëtimtarit tonë si foshnjë 2000 vjet më parë gjejnë një bashkim të mrekullueshëm në këtë kontinentin tonë të kallkantë. Kurrkund në botë nuk u gjetën më së miri këto dy shtylla bazë të identitetit të njeriut...

Ditën shitës peshkaqeni, darkën mjeshtër fyelli

Image
Vendim Kapaj, mjeshtër fyelltar Personi në foto dhe në videon më poshtë është Z. Vendim Kapaj, një njeri që më bëri shumë përshtypje kur e pashë në këtë reportazh ca kohë më parë. E ruajta historinë për ta pasur pjesë të kësaj serie: “Flasim burrash”. Nuk do të them shumë gjëra për të personalisht, sepse nuk e njoh vetë, por do të flas për çfarë më kujton rasti i tij. ** Reportazhin nga Top-Channel e gjeni këtu . Në kohët e lashta, “ekspertët” thuajse nuk ekzistonin. Njerëzia bënte më të mirën që mundej për të qenë në gjendje të dinte sa më shumë e sa më mirë nga një mori aspektesh të jetës, natyrës dhe marrëdhënieve me botën, për të siguruar kështu më shumë gjasa për mbijetesë e tepri. Kështu, rrallë vinte mjeku në fshat, por gjyshja dinte 101 bimë mjekësore e praktika për të shëruar shumicën e sëmundjeve të zakonshme që mund të kalonte familja. Nuk kishte mami e gjinekolog, por gratë mbyllnin gjedhët në stallë, lanin duart dhe ndihmonin njëra-tjetrën të lindnin mesatar...

The gospel and the igloo

Image
Anglican bishop Archibald Lang Fleming sharing the gospel with Canadian Eskimos. The Gospel and the igloo. Notes of Anglican bishop Archibald Lang Fleming (1883-1953) on his ministry among the Eskimos of Canada: ""Because we had been so closely linked with the people in their days of strain and adversity, and because we had helped them to the limit of our own resources, we discovered a brotherhood of feeling and action which drew us together as nothing else could have done and made us feel an at-one-ness which we had not known before." At the time of writing (1960s) eighty per cent of all the Eskimos in Canada are faithful Anglican Christians." - from "A history of Christian missions", by Stephen Neill Stephen Neil (1900–1984)

Kura indoevropiane ndaj kancerit të gjirit

Image
"Portret i murgeshës në lutje"  nga A. Drechsler 1887. Nuk ka asgjë të re nën diell. Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë. Kanceri i gjirit (si çdo kancer tjetër) nuk është sëmundje e kohëve tona ekskluzivisht. Në Mesjetë, kjo sëmundje njihej me emrin "sëmundja e murgeshave", duke qenë se prekte kryesisht murgeshat.  Shpjegimi për këtë është se femrat që nuk janë bërë kurrë nëna përgjithësisht janë më të rrezikuara prej kësaj sëmundjeje. Mjekët e lidhin këtë rrezik me praninë e hormoneve që ndikojnë në shtimin e mundësisë së sëmundjes te gratë që nuk kanë lindur kurrë fëmijë. Në vetvete, sëmundja është pasojë e të shkuarit kundër rendit natyror, ku trupi i femrës duhet të prodhojë jetë sa më shumë, si diçka që Vetë Perëndia në fakt e përmend që herët si gjetje hiri për gruan pas Rënies në Eden. Trupi është vazhdimisht në përgatitje për riprodhim (cikli menstrual) dhe, kur kjo gjë mohohet për arsye të ndryshme (zgjedhja për të abstenuar nga marrëdhëni...