Kura indoevropiane ndaj kancerit të gjirit

"Portret i murgeshës në lutje"  nga A. Drechsler 1887.

Nuk ka asgjë të re nën diell. Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë.

Kanceri i gjirit (si çdo kancer tjetër) nuk është sëmundje e kohëve tona ekskluzivisht. Në Mesjetë, kjo sëmundje njihej me emrin "sëmundja e murgeshave", duke qenë se prekte kryesisht murgeshat. 

Shpjegimi për këtë është se femrat që nuk janë bërë kurrë nëna përgjithësisht janë më të rrezikuara prej kësaj sëmundjeje. Mjekët e lidhin këtë rrezik me praninë e hormoneve që ndikojnë në shtimin e mundësisë së sëmundjes te gratë që nuk kanë lindur kurrë fëmijë. Në vetvete, sëmundja është pasojë e të shkuarit kundër rendit natyror, ku trupi i femrës duhet të prodhojë jetë sa më shumë, si diçka që Vetë Perëndia në fakt e përmend që herët si gjetje hiri për gruan pas Rënies në Eden. Trupi është vazhdimisht në përgatitje për riprodhim (cikli menstrual) dhe, kur kjo gjë mohohet për arsye të ndryshme (zgjedhja për të abstenuar nga marrëdhëniet seksuale në martesë, jeta moderne që e shtyn martesën pa afat, metodat e shumta kontraceptive dhe marrja e hormoneve për këtë arsye nga femrat që përfshihen në marrëdhënie paramartesore pa pasur qëllim të riprodhohen, kufizimi i shtatzënive brenda martesës, etj.), trupi kthehet kundër vetvetes. Në të njëjtën mënyrë, sëmundja është më e pranishme edhe te gratë e moshës pas menopauzës, sërish për shkak të pamundësisë së riprodhimit. Shoqëruar kjo me ndotjen e botës së sotme dhe ushqimet e këqija e të panatyrshme, sëmundja arrin shifrat alarmante që ka sot.

Le të kthehemi sërish te murgeshat. Institucioni i murgeshave ka lindur nga tradita evropiane e shtojzovalleve ose, siç njiheshin në Romën e lashtë, virgjëreshat e Vestës (hyjnesha e Vatrës). Ndryshe nga murgeshat, shtojzovallet kishin detyrim të shërbenin vetëm shtatë vjet si virgjëresha. Përveçse shërbim, shtojzovallet merrnin edhe mësim prej grave më të vjetra në lidhje me njohjen e imët të natyrës, bimësisë dhe gjësë së gjallë, mirëmbajtjes së tyre, bërjes shtëpi e katandi e, mbi të gjitha, ruajtja e kujtesës fisnore/etnike dhe mësimeve të të parëve. Nënat ishin pikërisht personat përgjegjës në shoqëri për gjithë këto dhe për brumosjen e denjë të fëmijëve deri në moshën shtatë vjeç, kur djemtë ishin gati t’u dorëzoheshin etërve dhe mësuesve burra dhe vajzat bareshave/shtojzovalleve për të vijuar me ciklin e mëtejshëm.

Në përfundim të shtatë viteve, shtojzovallja kishte të drejtën (dhe detyrimin) të martohej e të krijonte familje, duke ruajtur kështu ciklin e jetës siç u përmend më lart. Ishin tej mase të rralla rastet kur baresha/shtojzovallja nuk shkëputej prej jetës prej virgjëreshe e të bëhej grua e nënë. Këto raste të rralla janë të përfaqësuara te ne në personazhet e Orëve të Malit, tri femrat e kudogjendura në fiset autoktone evropiane. Ato vërtet nuk martoheshin kurrë dhe funksiononin si një institucion i pavarur frymor e natyror i përbërë nga një grua e moshuar, një grua në moshë të mesme dhe një vashë e re që rekrutohej prej shtojzovalleve kur e vjetra vdiste, duke marrë sigurisht parasysh aftësitë, fuqitë dhe njohuritë që vasha kishte fituar gjatë viteve të trajnimit. Këto Orë janë edhe ato që në mitologjinë e pastaj historinë evropiane i njohim edhe si shtriga të bardha, duke qenë se i përdornin fuqitë e tyre për t’i bërë mirë tokës e njerëzve që e meritonin. 

Shtojzovallet ose zanat sipas versionit kelt.

Shtojzovallet që nuk martoheshin e që nuk i përdornin për mirë fuqitë e tyre janë ato që ne më pas i quajmë shtriga të zeza, ose llazoret e mitologjisë shqiptare. Të forta sa Orët por të liga, ato duheshin ose vrarë (si te përralla “Hanseli dhe Greteli” apo kuçedra e përrallave tona), ose zbutur që të të linin të qetë (siç kemi rastin e këngës së Ditës së Verës “llazore, llazore, a na jep ndonjë kokërr ve, të bëftë Zoti më mira nga ç’je”), duke u bërë kështu sprova që duhej të kalonte fëmija shtatëvjeçar që i kishte mbijetuar dimrit e që duhej ta vërtetonte veten si të rritur.

Ilustrim i përrallës gjermanike "Hanseli dhe Greteli". Shtriga në këtë përrallë është rasti tipik i llazores së mitologjisë sonë. Mposhtja e saj është gur kilometrik në jetën e fëmijës pasi ka mbushur shtatë vjeç.

Në ndryshim nga shtojzovallet, kohëzgjatja e shërbesës së murgeshës është e përhershme, në shkelje të çdo tradite evropiane e të çdo këshillimi biblik përtej fjalës që Pali e kishte ndoshta për një kohë dhe jo si rregull për këdo që dëshiron t’i shërbejë Zotit me kohë të plotë a të pjesshme. Përparësitë që beqari/beqarja mund të ketë ndaj të martuarve në lehtësirat e të shërbyerit janë të qarta, por ai stil jete nuk duhet të jetë për një shumicë shërbestarësh, si edhe nuk duhej kurrë inkurajuar prej kishës si një institucion më vete. Kjo nuk është për të thënë se gjithë shërbestarët e Zotit duhet të jenë të martuar, por se martesa dhe shtimi i racës njerëzore janë norma - sidomos "racës" së krishterë që sa vjen e po zhduket nga Evropa.

Vetë rregullat e trupit që Perëndia ka krijuar flasin kundër atij stili jete. Urtësia e të parëve mos u ndaftë kurrë prej nesh teksa lexojmë e interpretojmë edhe Shkrimet e Shenjta!

Muji dhe Orët e Malit, shtojzovallet përjetësisht virgjëresha dhe bamirëse të natyrës dhe njeriut të denjë.

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.