Riti i betimit me lis në Eposin shqiptar

Pema e lisit në rrënojat e temenos-it të Zeusit në Dodonë, Epir. Temenos ishte vendi ku viheshin ofertat për hyjnitë. Prej kësaj kemi edhe fjalën shqipe "temena" dhe shprehjen "t'i bësh temena dikujt", sepse nënkupton nderimin për dikë a thua se është mbinjeri. Në këtë shprehje, populli ka ruajtur krenarinë personale duke na kujtuar se nderimet mbinjerëzore i takojnë veç Zotit, ndërsa njerëzit janë njerëz si ne... edhe mbreti vetë.


Riti i betimit me lis nga Dodona deri në malësitë e thella të veriut shqiptar paraqitet në këtë pjesëz të bukur nga Eposi i Kreshnikëve. Një komb, një traditëm nga jugu në veri.
Pjesa më poshtë është nga kënga “Bejlegu ndërmjet dy vllazënve të panjoftun”. Hyso Radoica (ilir i Shqipërisë) ka rrëmbyer bashkëshorten e Arnaut Osmanit (ilir i Bosnjës, i bërë mysliman para shqiptarëve?), dhe ky i fundit përbetohet mbi një copë lisi për t’i kërkuar ndërhyrje krajlit që t’ia thërrasë Hyson në duel. Dueli e më pas pajtimi ndodh në Jutbinë, sot mes ilirëve të Kroacisë.
(Dushk është fjala për lis i krahinave mbi Shkumbin.)

***

“Sa me turr bjeshkën që e ki’ pa’ marrë,

i i’te çue nji gulshim i randë,
për gojë gjaku ishte çpi,
e t’tanë e lau dushkun me gjak,
e na muer nji dushk të gjanë,
e me gjak dushkun e ka shkrue,
edhe në gjuj djali ka ra,
duvâ të madhe Zotit i ka ba:
- Çoje, Zot, nji erë e nji pshtjellsë,
e t’a çojë ket dushk përpjetë,
në divané krajlit t’i bijë,
e ta marrë kralji e ta këndojë,
e për mejdan Hyson do t’m’a çojë.
E çon Zoti një erë e nji pshtjellsë,
e çon at dushk përpjetë,
e në divanhane krajlit i bjen.
Ndejë në karrige krajli ishte kenë,
e pa at dushk shkrue me gjak,
e prej serit në dorë e ka marrë,
e ka marrë dushkun e e këndon,
shumë shëndet Arnauti po m’i çon:
- Ti që je krajli në Krajli,
me ma thirrë at Hyso Radoicën,
se mue nusen sot ma ka vjedhë,
e jam tuj pritë për n’mejdan në bjeshkë.”


Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.