Posts

Djepi me lis - ninullë

Image
Njerëzit e dushkut (lisit), ata origjinalët. Ne, pra. Kjo ninullë e zonës së Kosovës gjendet në librin "Këngë popullore lirike (Ninulla)" të mbledhur nga Anton Papleka. Specifikimi i djepit të bërë prej druri dushku, druri dallues/i shenjtë i evropianëve vendas, ku ne jemi ndër më të lashtit, është i rëndësishëm si provë ndaj vetëdijes sonë racore/kombëtare në jetën e përditshme ndër shekuj. ************ Nina-nin’ djepin me dushk Nina-nin’ djepin me dushk, marsh i nuse me iqind krushk! Nina-nin djepin e bardhë, u rritsh me nanë e u rritsh me babë, u rritsh me krenë edhe me bajraktarë! Nina-nina, nina-nina, e shkofsh jetën me shum’t’mira, e dalsh n’bjeshka e n’rudina! E nina-nin’, ty t’pastë nana, nu t’l’e nana pa tre mitana, e ty s’ta le xhepin pa franga. Nina-nin, Zoti të rritë, t’i vnon nana dhent’dhe dhitë, del rudinave për gjith’ditë, tuj vikat’ dhe pushk’tuj qitë. Nina-nin, po t’përkundi, djali i dadës, ty t’marrt’gju...

Copëz nga prania shqiptare në Misirin fort të largët

Image
"Vallja e shpatave ose valle arnaute" - nga Jean-Léon Gérôme, 1885 Folkloristi Spiro Dine shprehet si vijon për praninë e shqiptarëve në Misirin e largët (Egjipti sot) nën kohën e perandorisë otomane: “...për fat të mirë atë kohë, ndodheshin edhe shqiptarë shumë në Egjipt, ngado të shkoje, do të piqje shqiptarë. Karakollët e Kajros qenë plot me gegë e toskë. Këngët e vallet nuk reshtnin: bozuku, tamburaja, bakllamaja buçitnin në të katër anët, na dukej sikur gjendeshim në Shqipëri; tregu i armëve , përveç shqiptarëve tjatër nuk kish, më të shumët gegë myslimanë e të krishterë mirditas, prandaj gjeta kohë të mbledh nga të dy anët (dialektet) prej gegëve dhe toskëve.” (nga vepra e tij “Valët e detit”, cituar nga Gjergj Zheji në librin e tij “Folklori shqiptar”). (Në foto, një "arnaut" në Kajro (looking yll :-), dhe Muhamed Pasha i Egjiptit që ndërton një flotë të re.)

Një grusht monedha a një këngë brumbulli? Ç'kolonë zanore ke ti? / A handful of coins or a cricket's song? What's your soundtrack?

Image
“Një indian i Amerikës po vizitonte qytetin e Nju Jorkut. Teksa ecte me një mik pranë qendrës së Manhatanit, indiani e ndali papritmas mikun dhe i pëshpëriti: “Prit! Po më zënë veshët një brumbull.”. Miku nuk i besoi. Një brumbull?! Në mes të Nju Jorkut?! E pamundur! Kakofonia e tingujve prej taksive që kalonin, burive të paduruara, britmave të njerëzve, frenave që çirreshin, dhe hungërimës së metrove e bënte praktikisht të pamundur të dëgjoje brumbull, edhe sikur të ishte ndonjë aty afër. Por indiani ngulte këmbë. E ndali mikun dhe nisi të ecte zigzag në rrugë e trotuar me kokën përulur mënjanë e duke mbajtur vesh. Pastaj, në një bllok të madh çimentoje ku rritej një pemë, e gjeti më në fund brumbullin dhe e kapi që ta shihte edhe miku. I mahnitur, miku e pyeti si qe në gjendje ta dëgjonte atë brumbull. Atëherë indiani shtiu dorën në xhep, nxori që aty ca monedha, i ngriti deri tek ijët dhe i hodhi në trotuar. Gjithë turma e njerëzve aty ktheu kokën drejt tyre. “E gjitha varet n...

"A minor bird" - a poem by Robert Frost

Image
"I have wished a bird would fly away, And not sing by my house all day; Have clapped my hands at him from the door When it seemed as if I could bear no more. The fault must partly have been in me. The bird was not to blame for his key. And of course there must be something wrong In wanting to silence any song."

Riti i betimit me lis në Eposin shqiptar

Image
Pema e lisit në rrënojat e temenos-it të Zeusit në Dodonë, Epir. Temenos ishte vendi ku viheshin ofertat për hyjnitë. Prej kësaj kemi edhe fjalën shqipe "temena" dhe shprehjen "t'i bësh temena dikujt", sepse nënkupton nderimin për dikë a thua se është mbinjeri. Në këtë shprehje, populli ka ruajtur krenarinë personale duke na kujtuar se nderimet mbinjerëzore i takojnë veç Zotit, ndërsa njerëzit janë njerëz si ne... edhe mbreti vetë. Riti i betimit me lis nga Dodona deri në malësitë e thella të veriut shqiptar paraqitet në këtë pjesëz të bukur nga Eposi i Kreshnikëve. Një komb, një traditëm nga jugu në veri. Pjesa më poshtë është nga kënga “Bejlegu ndërmjet dy vllazënve të panjoftun” . Hyso Radoica (ilir i Shqipërisë) ka rrëmbyer bashkëshorten e Arnaut Osmanit (ilir i Bosnjës, i bërë mysliman para shqiptarëve?), dhe ky i fundit përbetohet mbi një copë lisi për t’i kërkuar ndërhyrje krajlit që t’ia thërrasë Hyson në duel. Dueli e më pas pajtimi ndodh në J...

"A passing glimpse" - a poem by Robert Frost

Image
"I often see flowers from a passing car That are gone before I can tell what they are. I want to get out of the train and go back To see what they were beside the track. I name all the flowers I am sure they weren't; Not fireweed loving where woods have burnt-- Not bluebells gracing a tunnel mouth-- Not lupine living on sand and drouth. Was something brushed across my mind That no one on earth will ever find? Heaven gives its glimpses only to those Not in position to look too close."

Tradita kombëtare si ungjilltari i parë për Krishtlindjen.

Image
Dielli lind në dimër, sado i brishtë të na duket. Gëzuar ardhjen e dimrit! Sot, në solsticin dimëror, drita e diellit tërhiqet në ditën e saj më të shkurtër dhe i lë vendin errësirës dimërore. Do të rilindë sërish me ardhjen e solsticit pranveror, ku dita nis të bëhet gjithnjë e më e gjatë se nata, duke vijuar fitoren e dritës pikërisht sot në solstic të dimrit: sot është vërtet dita me më pak dritë dielli, por që sot e më tej dita vjen vetëm duke u zgjatur. Dimri i rëndë e bën verën të mirë, thuhej në një libër dikur. Ky është sezon tejet i rëndësishëm i historisë sonë të përbashkët kombëtare dhe gjithë psikikës e shpirtit evropian më në gjerësi. Jemi popuj të vjetër, me bollëk traditash. Traditat tona në tokën e dimrit dhe dashurueses së diellit dhe ardhja e Shpëtimtarit tonë si foshnjë 2000 vjet më parë gjejnë një bashkim të mrekullueshëm në këtë kontinentin tonë të kallkantë. Kurrkund në botë nuk u gjetën më së miri këto dy shtylla bazë të identitetit të njeriut...