Posts

Tribut për brinjët e lumtura

Image
"Krijimi i Evës" - Raphael Coxie (1540 – 1616) Kohët e fundit kam qenë duke ndjekur përmes internetit një program interesant që titullohet “ Botched ”. Bëhet fjalë për një program prej shtatë a tetë sezonesh me fokus operacionet plastike të shkuara shumë keq (fjala “botched” në anglisht do të thotë pikërisht një pacient i operacionit plastik që është shpërfytyruar në ndonjë farë mënyre nga një kirurg plastik që ka punuar shumë keq).  Një ndër operacionet më të shpeshta të kirurgjisë plastike është operacioni i hundës, në konkurrencë me atë të gjoksit. Gjithashtu, operacioni i hundës është më i lehti për t’u katranosur prej kirurgëve, duke qenë se hunda është pjesa më e vështirë e trupit për ndërhyrje estetike. Struktura e saj është shumë e ndërlikuar, çka vështirësohet edhe më shumë nga moria e detajeve të ngjeshura në një organ aq të vogël, që për më tepër është ndoshta pjesa e fytyrës që bie në sy në mënyrë më të drejtpërdrejtë e më të menjëhershme se çdo pjesë tjetër. Aspa

Buzmi, festa autoktone evropiane dhe totemi i dhisë mes shqiptarëve

Image
"Ushqimi i Zeusit" - Nicolas Poussin, 1635-1637 Gëzuar Buzmin Bujar, miq! Kjo është festa që e dallon Shqipërinë dhe Evropën në mes gjithë botës, edhe pse mjerisht kaq e harruar.   Buzmi është edhe shpjeguesi pse totemi i dhisë është totemi i dytë kyç i Shqipërisë dhe gjithë Evropës, pas Shqiponjës. Gjarpri është i treti, pas dhisë në rëndësi. Shpjegimi gjendet më poshtë.   Buzmi shënon ditën më të shkurtër të vitit, kur dielli dhe dita kanë më pak orë se në çdo ditë tjetër të vitit. Vetë fjala të kujton fjalën angleze “bossom”, që do të thotë “kraharor”, por ka shpeshherë kuptimin thellësia e diçkaje, kulmi i errësirës. Gjatë kësaj dite, dielli, në njëfarë mënyrë, shkon në kraharor (bossom) të errësirës dhe duket sikur errësira fiton. Festa në vetvete shënon luftën e dritës kundër errësirës, çka është temë madhore evropiane, shënjuar dukshëm prej klimës së kallkantë të kontinentit të vjetër. Në latinisht, mes romakëve të lashtë, festa njihej me emrin “Sol Invictus” –

Eja të pagëzohemi në Shtog si Akili!

Image
"Teti zhyt Akilin në Lumin Shtog" - Antoine Borel (1743-1810) Nga mitologjia (historia e koduar) iliro-pellazge, dimë se Teti e pagëzoi Akilin në lumin që lidhte botën e të gjallëve me botën e të vdekurve, Hadesin. Ai lum quhet Styx, sipas versionit helen, por unë kam bindjen se emri i tij është Shtog.   Lumi Styx e merrte këtë emër prej nimfës oqeanide shumë të fuqishme me të njëjtin emër, e cila u përvijua me Zeusin dhe e përkrahu atë gjatë luftës së tij kundër titanëve dhe kundër rendit mizor të uzurpatorit Saturn (prej të cilit marrim emrin “e shtunë”, duke na dhënë kështu edhe një të dhënë madhore se cilat grupe përfaqëson Saturni). Për shkak të ndihmës së saj të madhe, Zeusi e nderoi Styx-in duke urdhëruar që gjithë betë dhe zotimet e hyjnive të Olimpit duhej të bëheshin në emër të saj që të quheshin bindëse dhe lidhëse.   Pse mendoj se Styx është versioni helen i emrit të vërtetë të saj, pra Shtog? Një shpjegim kyç e kemi edhë në mitologjinë kelte dhe anglo-s

Ullinj të përgatitur në shtëpi

Image
  Receta që përdor unë për përgatitjen e ullinjve në shtëpi - Nëse keni ullinj kokërrvegjël, shtypen me gur ose çekiç kuzhine që të çahen. Nëse bërthama shkëputet, hidheni tej. - Nëse keni ullinj kokërrmëdhenj e të fortë si këto që kam përdorur unë, bëjuni tri prerje me thikë, por pa e dëmtuar ullirin që t'i shkëputen pjesë nga tuli. - Nëse keni ullinj kokërrmëdhenj por të butë (ullinj të zinj, të pjekur shumë), veç shpojini në dy-tri vende me pirun. Pas kësaj, hapi i radhës është njësoj për të tri llojet e ullirit. Ullinjtë i vendosim në një enë të bollshme dhe i mbulojmë me ujë në temperaturë mjedisi. Çdo 24 orë, ua ndërrojmë ujin, gjë kjo që do të vijojë për diku te 7-10 ditë, në varësi të hidhësisë së ullirit. Kjo është faza prej nga kemi edhe shprehjen "hoqi të zinjtë e ullirit" Pas diku te 5 ditë, provojmë një kokërr për të parë a është ende e hidhur. Nëse po, vijojmë me lënien në ujë që ndërrohet çdo 24 orë. Ullinjtë i provojmë çdo ditë paskëtaj. Nuk do të humbni

"Kapedani" - ose burrëria sipas marksizmit.

Image
“Ti, Xha Sulo, mos u mërzit. Ti e ke kryer detyrën tënde. Shko e rri rehat në shtëpinë tënde se je burrë plak e mund të ftohesh.” – partizanka nga ëndrra e Xha Sulos   Sugjerimi im i sotëm për film shqiptar: “Kapedani” (1972)   Ndër shumë filma shqiptarë të propagandës marksiste, ky është për mua më i ligu, ndjekur shumë afër prej filmash të tjerë si “Prefekti” për të cilin folëm dje, dhe një tjetër film për të cilin do të flasim nesër.   Gjithë fryma dhe synimi i filmit jepet i plotë në skenën hyrëse, kur Xha Sulo po sheh një ëndërr. Në të, kemi në mënyrë thuajse surrealiste përmbledhjen e pothuajse çdo lufte që ka pasur Shqipëria, me të gjithë pushtuesit e çdo flamuri të bërë bashkë në një ushtri të vetme. Nga ana tjetër e kështjellës, kemi Xha Sulon si përfaqësues të burrave shqiptarë që u kanë dalë ballë ndër shekuj pushtuesve, si edhe burra me rroba nga të gjitha trevat tona si simbolikë sërish e burrërisë shqiptare në tërësi.   Kjo skenë hapëse është, në njëfarë m

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

Image
Ilustrim nga Gazmend Leka për "Tregime të moçme shqiptare" Ishin dy vasha, sa të bukura aq të mira. Duheshin si motra; s’ndaheshin kurrë: bashkë në valle, bashkë për ujë, bashkë për thana, kudo, Njëra kish një vëlla të hijshëm si veten, po më të gjatë, trim. Ky kish shkuar të luftonte në ushtrinë e Skënderbeut, ndiqte e dëbonte turqit që kishin shkelur truallin e Arbrit. Ajo që kish vëllanë në ushtrinë e Skënderbeut i thosh shoqes: “Ti je e mirë si buka e ngrohtë. Unë s’të lë pa të marrë për tim vëlla; dua të të kem kunatë.”.   Vasha tjetër skuqej, ulte kryet. Shoqja bënte buzën më gaz dhe i vinte të dy duart mbi sup, i thosh prapë: “Kur shkoi për luftë më porositi të të them…” Dhe shu-shu-shu, diç i thosh në vesh. Ajo tjetra skuqej dhe më shumë, i vakeshin sytë e shkruar, po shoqja e sillte si e sillte fjalën dhe e bënte të qeshte. Dhe kur qeshte vasha, dukej sikur ishte gjithnjë pranverë, sikur vezullonte vesa nëpër lule. Një ditë i thirri shoqja shoqes: “Vemi motër

Kërkoje zërin e Tij më shpesh në flladin e ditës, në të egër.

Image
Ka një arsye pse Zeusi – kryezoti i mitologjisë iliro-pellazge – ka atë emër, dhe arsyeja gjendet në Bibël. E shpjegoj më poshtë. Rrënja “-us” është shtesë tipike e emrave dhe fjalëve nga epoka pas ardhjes së helenëve të lashtë në këto territore. Emri origjinal i tij është Zë, ose më mirë Za, sipas dialektit më të hershëm. Zë/Za i referohet zërit, fjalës, tingullit, çka ishte edhe gjëja kryesore që kërkohej prej të lashtëve tanë në pyllin e shenjtë të Dodonës. Sipas autorëve të lashtë, në Dodonë në fillim nuk ka pasur tempull. Atë e ndërtoi Pirro më vonë, pasi u kthye nga ekspedita në Itali. Atje ai rrëmbeu arin nga tempulli i Persefonës, por gjatë kthimit hasën në një stuhi të madhe në det. Anija me arin dhe disa të tjera u mbytën. Pirro e pa këtë si shenjë se zotat ishin zemëruar me të për vjedhjen e tempullit, gjë që në fakt nuk ishte aq e padrejtë, kur mendon sa shpenzoi ai për fiset italike të kohës, të cilët nuk paguan thuajse asgjë. Kështu, në kthim, ai u zotua të ndërtonte një