Natyrë e ëmbël, natyrë e hidhur / Sweet nature, bitter nature

Helmarina / Nightshade
Trajtoje me kujdes e mos e shkel.
Bima në fotografi është e familjes së helmarinës, e njëjta familje bimësh si domatet dhe patëllxhanët.
Ndryshe nga ato bimë, helmarina në fotografinë këtu është helmuese (vetë emri i saj e tregon) dhe, sado e këndshme që të duket, ajo është në gjendje të vrasë një person të rritur. E ka bërë edhe më parë, sidomos përmes frutave të saj të papjekura mirë (por edhe të pjekurat nuk janë fort më mirë).

Bima edhe shëron, por vetëm ata me përvojë dhe respekt të pamasë për të. Frutat e saj kanë veti të shumta kundër viruseve dhe baktereve për ata që vërtet dinë si dhe sa t’i përdorin.
Ato shtrigat e së shkuarës që jetonin pyjeve ishin tejet të përvojuara me natyrën dhe dinin si ta përdornin... e si ta keqpërdornin në grada e qëllime të ndryshme. “Shtrigat e bardha” për lëngje “magjike” për shërim, “shtrigat e zeza” për lëngje “magjike” për vrasje. “Magjia” hyri në skenë kur “shtrigat” u bënë të panatyrshme. Kur arratisesh nga gjendja jote e natyrshme (kopshti), mëkati të gjen dhe ta rrëmben urtësinë e mirësinë.
Bimë si kjo ka shumë nëpër Tiranë, Shqipëri e kudo nëpër botë. Mos i lini kurrsesi fëmijët e vegjël t’u afrohen. Si në kopshtin e dikurshëm, ngrënia e tyre të vdes, jo afërsia me to. Por të vegjlit nuk dinë të rrinë pranë vdekjes e të mos hanë.




Handle with care, don’t tread on her.

The plant in the picture is a nightshade, of the same family of plants as tomatoes and aubergines.
Unlike those, this nightshade here is toxic and, cute as she seems, it can bring a grown person to death. She has done it before, especially the unripe berries (the ripe ones too).
It also heals, but only for the extremely experienced and respectful of her. Her berries have plenty of antiviral and antimicrobial properties for those who know the way and quantity by which to use to them.
You see, those “witches” of old who lived in the woods were highly initiated into nature and knew how to use... and misuse her at various degrees and purposes. “White witches” for “magic” potions that heal, “black witches” for “magic” potions that kill. The “magic” came in when they became unnatural. Once you depart from your natural state (the garden), sin creeps in and overtakes your wisdom and goodness.
There are many of these plants in Tirana, Albania and everywhere. Don't let the little kids anywhere near them. Just as in the garden of old, it’s eating the fruit that kills you, not vicinity to it. But the little ones do not know how to be in the vicinity of death and not it from it.




Comments

  1. Jeni i dashuruar 💕 me dikë dhe ai/ajo nuk ia kthen gjestin, i frustruar për shkak të një ndarjeje 💔 atëherë mund ta përdorni këtë për të tërhequr atë të dashuruar në jetën tuaj. Rikthen ish-in tuaj dhe ndihmon në zgjidhjen e martesave të prishura. Mjetet juridike të infertilitetit dhe infeksionit. Jeta është shumë e shkurtër për të qenë të pakënaqur. Mendoni për këtë. Ju meritoni lumturinë dhe dashurinë maksimale.
    Shënim: kjo është krejtësisht e padëmshme dhe nuk ka efekte anësore.
    kjo eshte zgjidhja
    👇👇👇
    WhatsApp +2349046229159

    ReplyDelete

Post a Comment

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.