Synimi im për vitin: Të bëhem dijetare / My New-Year Resolution: being a Magi!



"Ata, kur e panë yllin, u gëzuan me gëzim shumë të madh. Dhe, mbasi hynë në shtëpi, panë fëmijën me Marien, nënën e Tij, dhe ranë përmbys dhe e adhuruan."- Mateu 2:10-11/a

Të marr diplomën, të gjej një punë të mirë, të bie në peshë...Lista e synimeve për t’u arrirë që radhisim çdo fillim viti mund të jetë e gjatë dhe me gjëra nga më të ndryshmet. Më duhet të pranoj: këto lista nuk funksionojnë për mua. Trysnia e një plani të shkruar nuk më ka sjellë ndonjëherë fryte. Gjithsesi, këtë vit do ta marr mundimin dhe kënaqësinë t’i caktoj vetes disa synime në lidhje me karakterin tim dhe marrëdhënien me Zotin. Në këto dy pika, unë kam gjithmonë nevojë të marr shembuj nga Bibla e të shoh si mund t’i përshtas ato praktikisht në jetën time.

Gjatë kohës së festave të fundvitit, personazhet biblikë që më kanë lënë më shumë mbresa kanë qenë dijetarët nga lindja. Nuk besoj t’u kem kushtuar ndonjëherë vëmendje të veçantë ose t’i kem parë si më shumë se figura “zbukuruese” në historinë e Krishtlindjes, por këtë vit ata do të jenë modeli im për t’u ndjekur, frymëzimi për listën e synimeve të mëposhtme. Ja çfarë kam mësuar prej këtyre figurave kaq ekzotike e që shpresoj t’i imitoj sadopak, e që do të nxisja edhe të tjerë t’i merrnin në shqyrtim.

Këtë vit, unë:

1) Do të kërkoj Zotin pavarësisht ndikimeve të përkatësisë sime krahinore, etnike, kombëtare, apo fesë tradicionale të familjes ose vendit nga vij. Unë tashmë e bëj këtë, por ambicia ime e re në këtë pikë është që të mos lejoj asnjë prej këtyre gjërave (apo të tjera) të ndërhyjnë në kërkimin tim për ta njohur Zotin gjithnjë e më shumë, si dhe të mos lejoj asgjë që të më krijojë paragjykime ose kufizime sesi mund ta njoh e ta përjetoj Perëndinë. Kujtdo personi që nuk e ka njohur ende Zotin Jezus e që nuk e ka pranuar Atë në jetën e tij/saj, do t’ia sugjeroja së tepërmi shembullin e dijetarëve. Sipas traditës, ata vinin nga vende të ndryshme (Indi, Persi, Arabi, ose vende të tjera) dhe sigurisht secili prejtyre kishte marrë shumë nga kulturat dhe besimet në të cilat ishin rritur. E megjithatë, ata burra të mençur iu përkushtuan kërkimit të Perëndisë së vërtetë dhe, ashtu siç ndodh gjithmonë, Perëndia lejoi ta gjenin e të mahniteshin prejTij. Zoti kurrë nuk i fshihet njeriut që e kërkon me çiltërsi. “Besnikëria”ndaj kujt apo çfarë gjëje po të pengon sot që ta kërkosh Zotin me të vërtetë?

2) Do të shmang të kërkuarin udhëzime për Perëndinë nga personat dhe vendet e gabuara. Në pastërtinë e zemrës së tyre, dijetarët shkuan te mbreti Herod për të kërkuar udhëzime se ku mund ta gjenin Mesian, mbretin e Judenjve, që pritej të lindte. Nuk e di nëse kjo tregon se ata nuk patën besim të mjaftueshëm tek ylli që po i drejtonte, apo se thjesht kështu ishte zakoni kohës. Ajo që kuptoj është se shpesh mund të hutohemi e të ngatërrohemi në rrugën tonë drejt Perëndisë për shkak të shoqërimit me ose dhënies autoritet personave të gabuar.

3) Nëse ndodh të ngatërrohem në rrugën time, do të bazohem te hiri dhe besnikëria e Perëndisë për të më nxjerrë që aty e për të më drejtuar në rrugën e drejtë. Gjatë kohës që Zoti po më përgatiste zemrën për ta pranuar Atë, libri i vetëm që më kishte rënë në dorë ishte një libër i dëshmitarëve të Jehovait. Ende sot i jam plotësisht mirënjohëse Zotit që solli shpejt të krishterë të mirë në rrugën time dhe që e anulloi efektin e atij libri pa hedhur ende rrënjë në shpirtin tim. Ndoshta dijetarët gabuan që u drejtuan te Herodi, por Perëndia e zhbëri gabimin e tyre përmes udhëzimeve që iu dha në ëndërr,siç do të shohim më tej.

4) Do të mbaj mend se, sado e lexuar ose e zgjuar të më duket vetja, unë mund të mashtrohem lehtësisht e të rrezikoj të përdorem nga i ligu si mjet kundër planit të Perëndisë, me ose pa dashjen time. Në tregimin biblik, nuk ka ndonjë shenjë që dijetarët ta kenë kuptuar kurthin e Herodit për t’u kthyer sërish tek ai me informacione për vendndodhjen e foshnjes Jezus; e ata ishin burra të mençur, dijetarë. Bibla tregon për plot njerëz të perëndishëm që kanë rrezikuar të përdoren nga djalli. Pjetri pa dyshim e donte fort Jezusin, e megjithatë do të kishte bërë çmos që Ai të mos shkonte në kryq. Përsëri, hiri i Perëndisë në këto raste është i përsosur. Asgjë nuk mund ta prishë planin e Tij dhe, nëse ne gabojmë, Ai do të ndërhyjë përtë na ndrequr, siç bëri me dijetarët.

5) Do të jem e gatshme të drejtohem prej Perëndisë edhe me metoda që mund të më duken të pazakonta. Nuk ndodh çdo ditë të drejtohesh për te Zoti nga një yll, dhe as nuk e pres këtë për mua sot. Por janë të shumta rastet kur nuk kam arritur ta dalloj dorën e Zotit që më drejtonte, thjesht sepse nuk isha mësuar me atë mënyrë.“Ylli” ynë sot mund të jetë i ndryshëm në situata të ndryshme, por një gjë është e njëjtë si në kohën e dijetarëve: Perëndia është i aftë të na çojë me përpikmëri në destinacionin tonë e të na surprizojë gjatë rrugës, nëse e mbajmë zemrën të hapur për Të.

6) Do t’i jap përparësi njohjes së karakterit të Perëndisë që të di me çfarë të dal para Tij në jetën time. Dijetarët i sollën foshnjes Jezus ar, sepse e dinin se Ai ishte mbret, temjan, sepse e dinin se Ai ishte kryeprift, dhe mirrë, sepse e dinin se Ai do të vdiste për mëkatet e njerëzimit. Duket qartë se ata i kishin shqyrtuar me kujdes shkrimet e Dhiatës së Vjetër në lidhje me Mesian, ndaj e dinin mirë identitetin dhe qëllimin e ardhjes së Tij. Shumë prej nesh sot hallakatemi në shërbesa e ofrime që mund të jenë të drejta në vetvete, por që nuk janë çfarë Zoti dëshiron prej nesh, vetëm e vetëm ngaqë nuk marrim kohën e duhur për ta njohur Zotin e për të kërkuar drejtimin e Tij (për të mos thënë që nuk e respektojmë siç duhet.)

7) Do ta lë të lirë gëzimin tim kur të shoh të përmbushura planet e Perëndisë për mua. Unë i kërkoj e i kërkoj gjëra Zotit (as këtë nuk e bëj sa duhet!) dhe kur Ai përgjigjet, harroj të falënderoj, të adhuroj e të kënaqem në përgjigjen e Tij. Kjo mos ndodhtë më kurrë me mua, dhe me askënd! Dijetarët bënë një rrugë të gjatë për të gjetur Mesian e premtuar, por pjesa më e bukur e historisë së tyre është kur ata “u gëzuan me gëzim shumë të madh” dhe kur “ranë përmbys dhe e adhuruan” Jezusin. Tani ata e meritonin vërtetë titullin “dijetarë”.

Do të mund të shkruaja edhe shumë mësime të tjera prej dijetarëve, si për shembull kthimin e tyre nëpër vendet e veta për ta çuar edhe atje lajmin e mirë të mbërritjes së Shpëtimtarit, trashëgiminë e besimit ose etjen për Perëndinë që mund të kenë përcjellë te popujt e tyre, etj. Por do t’i lë shtatë synimet e mia, sepse shtata më duket numër i bukur. Ndër të gjitha këto, synimi më i madh për mua këtë vit është të gëzohem me gëzim shumë të madh në Zotin e të bie përmbys para Tij përta adhuruar. Ky është thelbi i të qenurit dijetar. Nuk kërkoj gjë më të madhe se kjo këtë vit.

(Tekstin me historinë e plotë të dijetarëve nga lindja mund ta gjeni në Bibël, tek Ungjilli sipas Matetut, kapitulli 2, vargjet 1-13.)


(Written in 2014) "When they saw the star, they rejoiced with exceeding great joy. And when they were come into the house, they saw the young child with Mary His mother, and fell down, and worshipped Him." - Matthew 2:10-11/a

Getting my university degree, finding a good job, losing weight… The list of resolutions to keep every new year may be long and full of different things. I have to admit: these lists do not work for me. The pressure of a written plan has never brought me any fruit. However, this year I will take the trouble - and pleasure - to assign myself some resolutions regarding my character and my relationship with the Lord. In these two points, I always need to find examples from the Bible and see how I can adapt them practically to my life.

During the holiday season, the biblical characters that have impressed me the most were the three magi from the east. I don’t think I have ever paid special attention to them, or thought of them as anything but “decorative” figures in the Christmas story, but this year they will be my model to follow, the inspiration for the list of resolutions below. Here is what I have learnt from these exotic figures whom I hope to imitate somehow, and I encourage others to take them into consideration as well.

This year:

1) I will search the Lord despite the influences of my regional, ethnic or national belonging, or the impact of my family’s or my country’s traditional religion. I already do this, but my new ambition for this point is not to allow any of these things (or others) to interfere in my search to know the Lord more and more, and not to allow anything to create prejudices or limitations on how I can know and experience God. To everyone who does not know the Lord Jesus yet, or who has not accepted Him in his/her life, I would strongly suggest he/she took the magi’s example. According to tradition, the magi came from different countries (India, Persia, Arabia, or other countries) and surely each of them had taken a lot from the cultures and faiths of the countries they grew up in. However, these wise men were committed to searching the true God and, as is always the case, God let them find Him and be amazed by Him. The Lord will never hide from a person who looks for Him sincerely. Who or what are you "pledging allegiance to" thus thwarting yourself from truly searching the Lord?

2) I will avoid asking for instructions about God from the wrong people or at the wrong places. In the purity of their hearts, the magi went to king Herod to ask for instructions as to where they could find the Messiah, the king of the Jews, Who was expected to be born. I don’t know if this shows the magi did not have enough faith in the star leading them, or if this was simply the custom of that time. What I understand is that we can often be confused and misled in our way to God because of association with or by giving authority to the wrong people.

3) If I happen to be misled in my way, I will count on God’s grace and faithfulness to get me out of there and lead me to the right path. When the Lord was preparing my heart to accept Him, the only religious book I had in my hands was a book from Jehovah’s witnesses! To this very day, I am completely grateful to the Lord for quickly bringing good Christians my way and for annulling the effect of that book before it laid deep roots into my soul. Perhaps the magi made a mistake by going to Herod, but God undid their mistake with the instructions He gave them in their dream, as we will further see.

4) I will remember that, no matter how well-read or how smart I think I am, I can easily be deceived and risk being used by the devil as a tool against God’s plan, willingly or unwillingly. In the biblical account, there is no sign of the magi understanding Herod’s trap to come back to him with information about the whereabouts of baby Jesus; and yet, they were wise men, they were magi. The Bible tells of so many godly people who risked being used by the devil. No doubt Peter loved Jesus dearly, and yet he would have done anything not to let Him go on the cross. Again, God’s grace in these cases is simply perfect. Nothing can destroy His plan and, if we go wrong, He will intervene to correct us, as He did with the magi.

5) I will be willing to be led by God even in ways I might find unusual. Being led to the Lord by a star is not a daily occurrence, and I do not expect that for me today. Yet, many are the cases when I failed to see the Lord’s hand leading me, just because I was not used to that way. Our “star” today may be different in in different situations, but one thing is the same as in the time of the magi: God is able to promptly take us to our destination while surprising us along the way, if we only keep our hearts open for Him.

6) I will give priority to knowing God’s character so as to know what I can go before Him with in my life. The magi brought baby Jesus gold, because they knew He was king, incense, because they knew He was high priest, and myrrh, because they knew He would die for the sins of mankind. It is clear they had properly examined the Scriptures from the Old Testament regarding the Messiah, thus they were well aware of His identity and the reason for His coming to earth. Many of us today wander in ministries and offerings that may be essentially rightful, but not what the Lord desires from us, only because we do not take enough time to get to know the Lord and ask Him to lead us (or perhaps because we do not even respect Him the way we ought to.)

7) I will let my joy free when I see God’s plan for me fulfilled. I ask and I ask the Lord for things - even this I fail to do as much as I should! - and when He answers, I forget to thank Him, praise Him and delight in His answer. May this never happen to me again, and may this never happen to anyone! The magi went a long way to find the promised Messiah, but the best part of their story was when they “rejoiced with exceeding great joy” and when they “fell down, and worshiped” Jesus. Now they truly deserved the title of the “magi”.

I could write of many other lessons from the magi, such as their return to their countries of origin to bring the good news of the Saviour’s arrival even there, the legacy of faith and the thirst for God they may have transmitted to their peoples, etc. But I will keep my resolutions seven, for I find seven to be a beautiful number. Above all these, the highest resolution for me this year is to rejoice with exceeding great joy in the Lord and to fall down and worship Him. This is the essence of being a magi. I ask for nothing greater this year.

(The complete story of the magi from the east can be found in the Bible, the Gospel according to Matthew, chapter 2, verses 1-13.)



Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.