Posts

Showing posts from December, 2019

"A minor bird" - a poem by Robert Frost

Image
"I have wished a bird would fly away, And not sing by my house all day; Have clapped my hands at him from the door When it seemed as if I could bear no more. The fault must partly have been in me. The bird was not to blame for his key. And of course there must be something wrong In wanting to silence any song."

Riti i betimit me lis në Eposin shqiptar

Image
Pema e lisit në rrënojat e temenos-it të Zeusit në Dodonë, Epir. Temenos ishte vendi ku viheshin ofertat për hyjnitë. Prej kësaj kemi edhe fjalën shqipe "temena" dhe shprehjen "t'i bësh temena dikujt", sepse nënkupton nderimin për dikë a thua se është mbinjeri. Në këtë shprehje, populli ka ruajtur krenarinë personale duke na kujtuar se nderimet mbinjerëzore i takojnë veç Zotit, ndërsa njerëzit janë njerëz si ne... edhe mbreti vetë. Riti i betimit me lis nga Dodona deri në malësitë e thella të veriut shqiptar paraqitet në këtë pjesëz të bukur nga Eposi i Kreshnikëve. Një komb, një traditëm nga jugu në veri. Pjesa më poshtë është nga kënga “Bejlegu ndërmjet dy vllazënve të panjoftun” . Hyso Radoica (ilir i Shqipërisë) ka rrëmbyer bashkëshorten e Arnaut Osmanit (ilir i Bosnjës, i bërë mysliman para shqiptarëve?), dhe ky i fundit përbetohet mbi një copë lisi për t’i kërkuar ndërhyrje krajlit që t’ia thërrasë Hyson në duel. Dueli e më pas pajtimi ndodh në J

"A passing glimpse" - a poem by Robert Frost

Image
"I often see flowers from a passing car That are gone before I can tell what they are. I want to get out of the train and go back To see what they were beside the track. I name all the flowers I am sure they weren't; Not fireweed loving where woods have burnt-- Not bluebells gracing a tunnel mouth-- Not lupine living on sand and drouth. Was something brushed across my mind That no one on earth will ever find? Heaven gives its glimpses only to those Not in position to look too close."

Tradita kombëtare si ungjilltari i parë për Krishtlindjen.

Image
Dielli lind në dimër, sado i brishtë të na duket. Gëzuar ardhjen e dimrit! Sot, në solsticin dimëror, drita e diellit tërhiqet në ditën e saj më të shkurtër dhe i lë vendin errësirës dimërore. Do të rilindë sërish me ardhjen e solsticit pranveror, ku dita nis të bëhet gjithnjë e më e gjatë se nata, duke vijuar fitoren e dritës pikërisht sot në solstic të dimrit: sot është vërtet dita me më pak dritë dielli, por që sot e më tej dita vjen vetëm duke u zgjatur. Dimri i rëndë e bën verën të mirë, thuhej në një libër dikur. Ky është sezon tejet i rëndësishëm i historisë sonë të përbashkët kombëtare dhe gjithë psikikës e shpirtit evropian më në gjerësi. Jemi popuj të vjetër, me bollëk traditash. Traditat tona në tokën e dimrit dhe dashurueses së diellit dhe ardhja e Shpëtimtarit tonë si foshnjë 2000 vjet më parë gjejnë një bashkim të mrekullueshëm në këtë kontinentin tonë të kallkantë. Kurrkund në botë nuk u gjetën më së miri këto dy shtylla bazë të identitetit të njeriut

Ditën shitës peshkaqeni, darkën mjeshtër fyelli

Image
Vendim Kapaj, mjeshtër fyelltar Personi në foto dhe në videon më poshtë është Z. Vendim Kapaj, një njeri që më bëri shumë përshtypje kur e pashë në këtë reportazh ca kohë më parë. E ruajta historinë për ta pasur pjesë të kësaj serie: “Flasim burrash”. Nuk do të them shumë gjëra për të personalisht, sepse nuk e njoh vetë, por do të flas për çfarë më kujton rasti i tij. ** Reportazhin nga Top-Channel e gjeni këtu . Në kohët e lashta, “ekspertët” thuajse nuk ekzistonin. Njerëzia bënte më të mirën që mundej për të qenë në gjendje të dinte sa më shumë e sa më mirë nga një mori aspektesh të jetës, natyrës dhe marrëdhënieve me botën, për të siguruar kështu më shumë gjasa për mbijetesë e tepri. Kështu, rrallë vinte mjeku në fshat, por gjyshja dinte 101 bimë mjekësore e praktika për të shëruar shumicën e sëmundjeve të zakonshme që mund të kalonte familja. Nuk kishte mami e gjinekolog, por gratë mbyllnin gjedhët në stallë, lanin duart dhe ndihmonin njëra-tjetrën të lindnin mesatar

The gospel and the igloo

Image
Anglican bishop Archibald Lang Fleming sharing the gospel with Canadian Eskimos. The Gospel and the igloo. Notes of Anglican bishop Archibald Lang Fleming (1883-1953) on his ministry among the Eskimos of Canada: ""Because we had been so closely linked with the people in their days of strain and adversity, and because we had helped them to the limit of our own resources, we discovered a brotherhood of feeling and action which drew us together as nothing else could have done and made us feel an at-one-ness which we had not known before." At the time of writing (1960s) eighty per cent of all the Eskimos in Canada are faithful Anglican Christians." - from "A history of Christian missions", by Stephen Neill Stephen Neil (1900–1984)

Kura indoevropiane ndaj kancerit të gjirit

Image
"Portret i murgeshës në lutje"  nga A. Drechsler 1887. Nuk ka asgjë të re nën diell. Ajo që ka qenë është ajo që do të jetë. Kanceri i gjirit (si çdo kancer tjetër) nuk është sëmundje e kohëve tona ekskluzivisht. Në Mesjetë, kjo sëmundje njihej me emrin "sëmundja e murgeshave", duke qenë se prekte kryesisht murgeshat.  Shpjegimi për këtë është se femrat që nuk janë bërë kurrë nëna përgjithësisht janë më të rrezikuara prej kësaj sëmundjeje. Mjekët e lidhin këtë rrezik me praninë e hormoneve që ndikojnë në shtimin e mundësisë së sëmundjes te gratë që nuk kanë lindur kurrë fëmijë. Në vetvete, sëmundja është pasojë e të shkuarit kundër rendit natyror, ku trupi i femrës duhet të prodhojë jetë sa më shumë, si diçka që Vetë Perëndia në fakt e përmend që herët si gjetje hiri për gruan pas Rënies në Eden. Trupi është vazhdimisht në përgatitje për riprodhim (cikli menstrual) dhe, kur kjo gjë mohohet për arsye të ndryshme (zgjedhja për të abstenuar nga marrëdhëni

Vatra dhe etërit

Image
“Tradita nuk është adhurim i hirit, por ruajtje e zjarrit.” – Gustav Mahler “Dihet, p.sh. se në të kaluarën, në disa fshatra ka qenë zakon që kur vinte nusja në shtëpinë e dhëndrit, ajo, pa u përshëndetur me asnjë njeri tjetër, duhej të vinte pranë vatrës, dhe, nëse vatra ishte në mes të dhomës, t’i binte rrotull vatrës tri herë; nëse vatra ishte rrëzë murit, ajo të përplaste simbolikisht kokën tri herë në oxhak. Pse bëhej ky rit? Mbasi në vatër, në të kaluarën, varrosej i pari i fisit, dhe mbi të zjarri duhej të mbahej i pashuar dhe nusja të përshëndeste atë të parin. Kjo gjë provohet edhe nga ana gjuhësore: fjala “vatër” e shqipes është identike me fjalën gjermane “vater” (baba), e afërt me tingëllimin e fjalës latine “pater” (baba), greke “patera” (baba) etj. – nga “Folklori shqiptar” , Gjergj Zheji

Gëzuar Shën Nikollën! Mos harro Odinin!

Image
Shën Nikolla (Babadimri ose "Father Christmas") dhe kryeati Odin. Sot është dita e Shën Nikollës, shenjtit thuajse mitik aq të dashur e të festuar në historinë e krishterë, sidomos për shpirtin e butë e falës, simbolizuar në dhuratat fëmijëve a njerëzve të dashur e të mirë. Shën Nikolla mendohet të ketë ekzistuar vërtet, edhe pse rrëfimet për të janë të ndryshme, ku parësori e sjell origjinën dhe personin e tij të lidhur me kishat e hershme në zonën e Azisë së Vogël (Turqia e sotme). Mendohet se, në bujarinë e shpirtit të tij, shenjti kishte zakonin e ndarjes së pasurive të tij me të varfrit dhe nevojtarët. Këtë e bënte sipas parimit biblik të mosbërjes spektakël me bujarinë, derisa e zunë “në flagrancë”. Në figurën më poshtë, jepet një ilustrim i një historie rreth Shën Nikollës, sipas së cilës ai arriti të shpëtonte nga një jetë në mjerimin e varfërisë dhe pasojave të saj tri vajza nga një familje e krishterë e devotshme, duke siguruar fshehurazi për to nga një qes

Jung, dashuria për tjetrin nis nga dashuria për veten

Image
“Pranimi i vetvetes është thelbi i gjithë problemit moral dhe epitoma e një pamjeje të plotë për jetën. Të ushqej të uriturit, të fal një fyerje, ta dua armikun në emër të Krishtit – të gjitha këto janë pa dyshim virtyte të larta. Atë që i bëj më të voglit të vëllezërve të mi, ia bëj Krishtit. Por, po sikur të zbuloja se më i vogli mes tyre, më i varfri i lypsarëve, më i pafytyri i gjithë fajtoreve, armiku dora vetë – sikur këta të ishin brenda meje, dhe se unë vetë qëndroj në nevojë të mëshirës së mirësisë sime – se unë vetë jam armiku që duhet dashur – çfarë ndodh atëherë? Si rregull, sjellja e të krishterit tjetërsohet; vëllait brenda nesh i themi “ Raka ”, e dënojmë dhe tërbohemi kundër vetes. E fshehim veten nga bota; refuzojmë të pranojmë se e kemi parë ndonjëherë këtë më të ulëtin e më të ulëtëve që është brenda nesh.” – Carl Jung, “Njeriu modern në kërkim të shpirtit” , 1933

India of many colours

Image
Young women of the Baiga tribe, aboriginals to India. The following are excerpts from the book “A history of Christian missions” by Stephen Neill, presenting some very interesting characters from India. I’d like to start with this one below, because I was impressed by how the writer rightly uses the word “invasion” to mean what we today insist on calling “migration”. In the vast majority of human history, the two words have been synonymous. We moderns ought to take note. The passage below also gives a good glimpse on the fact that, in view of being closer to God, simplicity does it. The Barbarian, the tribe with deep roots to their earth and elements and, thus, living a more natural life, is the one whose heart is closer to the call of God. Wonder why Illyrians were the first in Europe to make the Gospel their own and why they were never fully absorbed into Roman lifestyle? Because who needs artificiality when you’re the real thing in your own lands! The Albanian nati