Jung, dashuria për tjetrin nis nga dashuria për veten


“Pranimi i vetvetes është thelbi i gjithë problemit moral dhe epitoma e një pamjeje të plotë për jetën. Të ushqej të uriturit, të fal një fyerje, ta dua armikun në emër të Krishtit – të gjitha këto janë pa dyshim virtyte të larta. Atë që i bëj më të voglit të vëllezërve të mi, ia bëj Krishtit. Por, po sikur të zbuloja se më i vogli mes tyre, më i varfri i lypsarëve, më i pafytyri i gjithë fajtoreve, armiku dora vetë – sikur këta të ishin brenda meje, dhe se unë vetë qëndroj në nevojë të mëshirës së mirësisë sime – se unë vetë jam armiku që duhet dashur – çfarë ndodh atëherë? Si rregull, sjellja e të krishterit tjetërsohet; vëllait brenda nesh i themi “Raka”, e dënojmë dhe tërbohemi kundër vetes. E fshehim veten nga bota; refuzojmë të pranojmë se e kemi parë ndonjëherë këtë më të ulëtin e më të ulëtëve që është brenda nesh.” – Carl Jung, “Njeriu modern në kërkim të shpirtit”, 1933

Comments

Popular posts from this blog

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ullinj të përgatitur në shtëpi

Buzmi, festa autoktone evropiane dhe totemi i dhisë mes shqiptarëve