Vatra dhe etërit



“Tradita nuk është adhurim i hirit, por ruajtje e zjarrit.” – Gustav Mahler

“Dihet, p.sh. se në të kaluarën, në disa fshatra ka qenë zakon që kur vinte nusja në shtëpinë e dhëndrit, ajo, pa u përshëndetur me asnjë njeri tjetër, duhej të vinte pranë vatrës, dhe, nëse vatra ishte në mes të dhomës, t’i binte rrotull vatrës tri herë; nëse vatra ishte rrëzë murit, ajo të përplaste simbolikisht kokën tri herë në oxhak. Pse bëhej ky rit? Mbasi në vatër, në të kaluarën, varrosej i pari i fisit, dhe mbi të zjarri duhej të mbahej i pashuar dhe nusja të përshëndeste atë të parin. Kjo gjë provohet edhe nga ana gjuhësore: fjala “vatër” e shqipes është identike me fjalën gjermane “vater” (baba), e afërt me tingëllimin e fjalës latine “pater” (baba), greke “patera” (baba) etj. – nga “Folklori shqiptar”, Gjergj Zheji

Comments

Popular posts from this blog

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ullinj të përgatitur në shtëpi

Buzmi, festa autoktone evropiane dhe totemi i dhisë mes shqiptarëve