Posts

Tempuj dhe vejusha / Of temples and widows

Image
Oferta e vejushës në tempull (Marku 12:41-44, Luka 21:1-4) / The widow's mite (Mark 12:41-44, Luke 21:1-4) Kosova ka dhuruar 20 mijë euro si pjesë e fondit për rindërtimin e Katedrales së Notre Dame pas zjarrit që ra muajt e fundit. Kosova është një vend i varfër me shumë halle e sfida. Ndaj, shumë njerëz – sidomos anadollakët dhe intelektualët e vetëshpallur – thanë se dhurata ishte e pamend dhe se Kosova (edhe Shqipëria) kanë shumë monumente për të kuruar e mirëmbajtur për vete. Pak e menduan aq gjatë sa të thoshin edhe se monumentet tona aty ishin edhe para zjarrit në Notre Dame  dhe ne prapë se prapë ndërtojmë si kanibalë përmbi amfiteatrin e Durrësit. Pak e menduan edhe se Notre Dame është e të gjithë racës evropiane, jo vetëm Francës. Ajo katedrale është ndërtuar në kohën e lavdishme shqiptare të principatave, atëherë kur ne ishim pamohueshmërisht pjesë e barabartë me sivëllezërit evropianë. Nuk është aspak për t’u habitur nëse thuhet se ka pasur edhe arbër mes punë...

Meditim baritor nga një shëtitje në pyll / A pastoral-themed reflection from a trip in a forest

Image
Pemë e mbuluar me dredhka. / Tree covered in ivy. Pema në fotografinë e mësipërme ngjan aq e shëndetshme; është e gjelbër dhe e bukur për syrin, aq sa gjithë ato gjethe mund të ngjajnë si të sajat, gabimisht. Por nuk janë të sajat; ç’është më e keqja, ato gjethe as që duhet të jenë aty. Nëse nuk i kontrollon kush, ato do ta mbulojnë pemën sa hap e mbyll sytë dhe trupi i saj do të shërbejë si shtëpi për ti. Ato do t’ia zënë diellin e kështu do t’ia ndërpresin jetën. Pema në fotografinë e mëposhtme duket e shëmtuar, e vuajtur madje. Por në të vërtet nuk është e tillë. Pranë rrënjëve të saj, shihet një prerje e vogël e mprehtë. Ajo është pika ku dredhka vdiq. Pema tashmë është e lirë, dhe dredhka do të vyshket në kohë. Pema do të gëzojë hirin e shenjave të dukshme në trupin e vet, shenja që do t’i kujtojnë se si dikur ishte në zinxhirë dhe se si Dikush e çliroi. Pema nuk mund të çlirohet vetë nga dredhka; zakonisht, as skllavërimin prej saj nuk ia parandalon dot vetes...

Një kokëkrisur shqiptar për ju / An Albanian maverick, if you please

Image
Kara Mahmud Pasha Copëz nga historia e Shqipërisë së epokës otomane. I vrenjturi në portretin e mësipërm është një përshkrim artistik i fisnikut shqiptar të viteve 1700, Kara Mahmud Pasha i fisit të Bushatllinjve nga krahina e Shkodrës. Pas vdekjes së Gjergj Kastriotit dhe rënies së Shkodrës në duart e otomanëve, fisi i tij u konvertua në islamikë në mënyrë që të ruanin tokat dhe bijtë e tyre, si edhe për të gjetur një mënyrë për të vijuar kështu së qeverisuri mbi tokat e tyre (nuk e përjashtojmë se ka tradhti edhe këtu). Si malok rebel i pandreqshëm, pashai ishte vazhdimisht në përplasje me otomanët gjatë mandatit të vet si qeveritar i Shkodrës, duke u munduar ta kthente qeverisjen e vet në principatë autonome. Mbetej në armiqësi po aq të vazhdueshme edhe me malazezët në veri, duke ua djegur qytetet në sulme të herëpashershme. Mish për dhëmbët e vet gjente vetëm brenda popullit të vet: toskun Ali Pasha Tepelena në jug, bashkë me bajraktarë të tjerë jugorë.  Ndërkohë që ...

Rënia e Kostandinopojës, histori arbërore

Image
Grafikë e Gazmend Lekës për tregimin "Skënderbeu dhe Ballabani" nga "Tregime të moçme shqiptare" Sot është ditë zije për Ballkanin, për gjithë Evropën madje. 29 maj 1453: Kostandinopoja ra. Troja ra për herë të dytë, në duar ndyrësirash kësaj here. I thonë Stamboll sot, anadollakshe. Qyteti nuk mban më emrin e Kostandinit të Madh, që i tha “Ciao!” Romës dekadente dhe shkoi e themeloi një qytet për vete në vatrën nga i vinin të parët ilirë. I ka pasur Shqipëria gjithmonë nga një Gjergj Kastrioti e nga një Ballaban, nga një Teutë e nga një Dhimitër Far, nga një Leonidha e nga një Efialt (besoj se jeni aq të zgjuar sa ta dini se Sparta nuk ka qenë kurrë greke, por kjo është temë për një herë tjetër), nga një shkabë e nga një hutë – një gjak e gjen, por dragua ose demon në shpirt. Shqiptari Ballaban Pasha, sipas legjendës të paktën, ishte ndër të parët që u hodh përmbi muret e Kostandinopojës kur më në fund brekushexhijtë e Anadollit ia dolën ta me...

Zagari ham, e çiftja bam, e gjuha jonë me nam

Image
Skenë gjuetie në lashtësinë pellazgo-ilire Në pellazgjishten e lashtë (që sot, të përshtatur, e quajnë “greqishte” e lashtë), fjala “zagreus” i referohej gjahtari që i zinte kafshët të gjalla pa i vrarë. Në pellazgjishten e brigjeve të Jonit, fjala “zagre” do të thoshte “gropë për të zënë kafshë të gjalla”. Zagreusi është, më tej, një prej zotave më të hershëm të mitologjisë pellazge, i bashkëngjitur herë Gjeas, perëndeshës së lashtë të tokës, e herë Hadesit, perëndisë së botës së përtejme. Pra, Zagreusi ishte si në kryqëzim të dy botëve: asaj të të gjallëve dhe asaj të të vdekurve. Një mendim tjetër është se, ashtu si Gjea ishte pararendëse e Dhemetrës, ashtu edhe Zagreusi ishte pararendës i Hadesit. Të vjen të mendosh në shqip se emri Zagreus – përtej prapashtesës së qartë alla-greke “-us” – ngjan shumë me fjalët “zë në grep”, edhe këto të fundit të përshtatura në shqipen e sotme. Dikur, të parët mund të kenë thënë në shqipe më të pastër “za n’grep” ose “za n’gr...

Si të dallosh një gjeni / How to spot a genius

Image
Davidi i Michelangelo-s, koka / David of Michelangelo, the head Michelangelo gdhendi atë që sot e quajmë kulmi i artit të skulpturës, Davidin, prej një blloku gjigand mermeri që i kishte bërë të dorëzoheshin artistë të tjerë të mëdhenj të kohës. Blloku ishte tejet i vështirë, kishte shumë guralecë rëre, dhe paraqiste rrezik të madh që çdo vepër e nisur në të, të shkërmoqej në punë e sipër. Michelangelo e mori përsipër punën e refuzuar nga artistët dhe, me entuziazëm, nisi punën për të gdhendur veprën që sot mallëngjen turma. Në 1504, pas tre vjetësh pune mbi mermerin e ashpër sa dhe thyeshëm, Davidi ishte gati për të dalë para porositësve të tij, Këshillit Klerik të katedrales së Duomo-s në Firence. Këtu nis gjenialiteti i plotë që përmbyll Davidin. Michelangelo di Lodovico Buonarroti Simoni Këshilli kishte vendosur ta shfaqte veprën në një pjesë të katedrales por, kur pa interpretimin revolucionar që i kishte bërë Michelangelo heroit të shumëdashu...

Triada Arkaike dhe Trinia e Shenjtë / The Archaic Triad and the Holy Trinity

Image
Statujë e Shën Gjergjit në Berlin / Saint George's statue in Berlin Tre zotat fillestarë që romakët adhuronin përmbi këdo tjetër ishin Jupiteri, Marsi dhe Kirini. Së bashku, ata formonin atë që quhej Triada Arkaike, e cila adhurohej shumë kohë para të mëvonshmes e më romantikes Triadë Kapitoline e përbërë nga Jupiteri, Juno dhe Minerva. Në këtë Triadë Arkaike, Jupiteri shihej si perëndia më i lartë, ai që përfaqësonte mbretërimin dhe sovranitetin përmbi gjithë universin. Jupiteri / Jupiter Marsi shihej si perëndia luftëtar, ai që siguronte fitoren e që kurrë nuk tërhiqej nga beteja. Marsi / Mars Kirini ishte perëndia më civil, përgjegjës për rregullin e zakonshëm të gjërave, ai që sigurohej që gjithçka të funksiononte rrjedhshëm sipas rolit dhe përgjegjësive të secilit. Kirini / Quirinus Në Trininë e Shenjtë, Perëndia Atë është Kreu i Trinisë, Perëndia sovran dhe Mbreti i universit, siç shfaqet përsosmërisht në Dhjatën e Vjetër. Perëndia...