Margarita Haslak, skocezja që u dashurua me Elbasanin

Margarita Haslak, 18 qershor 1885 - 18 tetor 1948 Margarita Haslak (Margaret Hasluck) lindi në Skoci më 18 qershor 1885. Në vitin 1911 përfundon studimet në Kembrixh dhe, në ndjekje të pasionit të saj për historinë dhe kulturat e lashtësisë, zhvendoset në Athinë ku edhe njihet me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Frederik Haslakun (Frederick Hasluck), arkeolog. Pas vdekjes së tij më 1920, ajo kthehet përkohësisht në Angli, ku edhe boton punimet kërkimore të të shoqit. Edhe pse pikënisja e çdo historiani duket sikur duhet të jetë gjithmonë Athina, Margarita e kupton në kohë se asnjë histori evropiane nuk është e plotë pa marrë në shqyrtim serioz Shqipërinë. Që nga mesi i vitit 1920, ajo shpërngulet për në Elbasan, një zgjedhje mjaft interesante ndër mundësitë e pafundme të zgjedhjes për vatra historike në Shqipëri. Ndoshta edhe ajo e ka kuptuar se ngjyrimet shqiptare kanë një veçanti të papërsëritshme në zonat qendrore të vendit tonë. Gjatë kohës në Elbasan, ajo jo vetëm u...