Talenti për të qenë njeri



“Njëri nga shokët kishte thënë një herë për Vasiljevin se ai ishte njeri i talentuar. Ka njerëz që kanë talent për shkrimtar, për aktor, për artist, kurse ai ka një talent të veçantë, atë si njeri. Ai ka një nuhatje të hollë, të shkëlqyer, për dhembjen në përgjithësi. Ashtu si një aktor i mirë pasqyron në vetvete lëvizjet dhe zërin e të tjerëve, ashtu edhe Vasiljevi pasqyron në shpirtin e vet dhembjen e të tjerëve. Kur sheh lot, ai qan; pranë një të sëmuri bëhet vetë i sëmurë dhe rënkon; në qoftë se shikon dhunë, i duket sikur dhuna ushtrohet mbi të, e merr frika si kalama dhe, ashtu i trembur, vrapon për ndihmë. Dhembja e tjetrit e shqetëson, e nervozon, e bën të kalojë në ekstazë e të tjera si këto.” - nga tregimi “Kriza” i Anton Chekhov.


Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.