Inati ndaj jo-heronjve, sipas Çekovit


Një shembull se si një shkrimtar i madh është i aftë të gjuajë dy zogj me një gur, apo, në kontekstin e letërsisë, të godasë dy vese me një paragraf te vetëm.

Nga “Një histori e mërzitshme (nga kujtimet e një plaku)” e Anton Çekovit:

“Meqë ra fjala, po përmend edhe tim bir, oficerin e Varshavës. Ky është djalë i zgjuar, i ndershëm dhe i matur. Mirëpo për mua këto s’mjaftojnë. Unë them me vete që, sikur të kisha një baba plak dhe ta dija se ai ka çaste kur i vjen turp nga varfëria e vet, do t’ia lija dikujt tjetër vendin e oficerit dhe vetë do të pajtohesha diku si argat. Po ç’ vlerë kanë këto? Të mbash fshehur përbrenda inat ndaj njerëzve të zakonshëm, për shkak se ata s’janë heronj, këtë mund ta bëjë vetëm një njeri shpirtngushtë e zemërak. Por mjaft me këto gjëra...”

Comments

Popular posts from this blog

"Vasha e bukur dhe trimi i ushtrisë së Skënderbeut", treguar prej Mitrush Kutelit

"Afër detit, afër mbretit.". Glauku, mbreti që rriste mbretër.

Ramë Habili, Lala që s'e kapte plumbi.